Idrizi: E kë nisur mbrapsht, i fute thikën pas shpine PS-së. Blushi: Po ti ku je në opozitë apo në qeveri?

0
201

Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi dhe deputeti Ben Blushi replikuan ashpër në seancën e Kuvendit, lidhur me pretendimet e PDIU për vjedhjen e amendamentit për zgjedhjen e presidentit nga populli.

Kreu i PDIU-së e akuzoi Blushin se i ka futur thikën pas shpine partisë së tij, ndërsa deputeti Blushi u përgjigj duke thënë: “Unë e di ku jam, jam në opozitë me çdo gjë që nuk më pëlqen, ndërsa ju u votuat si opozitë dhe tani jeni në qeveri.” “Kolegu im Blushi fatkeqësisht e ka filluar keq politikën e tij të re. Zoti Blushi ne nuk i kishim 28 votat që të bënim dhe të kërkonim amendim kushtetues. Ne i jemi drejtuar komisionit të reformës në drejtësi me opinionin tonë. Në radhë të parë për presidentin nga populli, ne kemi propozuar që pas dy votimeve të para që duhen 84 vota. Pas dy raundeve ne kemi kërkuar ti drejtohemi popullit. Ju deklaruat që keni 10 firma dhe ja keni adresuar kujt. Zoti Blushi mos i mashtro shqiptarët me 10 vota nuk e çon dot kërrkund, të duhen minimalisht 28 vota. Zoti Muhedini ta tha në këtë seancë që nuk është tek firmat e atyre 10 që ju pretendoni. Mashtroni se keni 9 firma dhe jo 10. E ke nisur mbrapsht, shumë keq. Na ke folur për mungesën e etikës, për një politikë ndryshe, e nise duke etiketuar një zonjën, nuk duhet ta bësh. Do të mirëprisja të dilje të kishe projektin tënd, të dilje përpara shqiptarëve, jo duke i futur thikën pas shpine partisë tënde. Bëj partinë tënde politike, me PDIU do të shihemi në zgjidhje dhe atje do të shohim sa vlen”- deklaroi Idrizi.BW

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here