Gjendet në det mesazhi në shishe pas 100 vjetësh, Nuk jua merr mëndja nga erdhi

0
146

Në kohën e mesazheve, gjetja e një shisheje në det për të transportuar një pusullë në kush e di se çfarë destinacioni, duket poetike. Dhe konsiderohet antike, nëse zbulohej se ajo pusullë i është dorëzuar valëve të detit më shumë se një shekull më parë mes vitit 1904 dhe 1906. Ajo që ka ripeshkuar shishen me sekretin e saj në brendësi, ka qenë ish-postierja Marianne Winkler, në ujërat e ftohta të ishullit gjerman Amurum.

Pasi e ka marrë, kishte arritur të lexonte fillimisht: “Thyejeni shishen”. Por gruaja nuk mund të mendonte se kishte në duar frytin e një eksperimenti të largët shkencor që mund të përfundojë në librat “Guiness”.

 

Është një mesazh që ka fituar kohën dhe ka kaluar stuhitë e fillim viteve 1900 dhe i është besuar një shisheje që është gjetur në ditët e sotme nga pensionistja gjermane. Në letër, e shkruar në anglisht, holandisht dhe gjermanisht, kërkohej të njoftohej vendi dhe data e gjetjes së objektit dhe t’i dërgohej gjithçka “Marine Biological Association” të Plejmauthit, në Angli për të marrë si shpërblim një monedhë.

Dhe zonja kështu bëri, me shumë dashamirësi zbuloi që shishja e saj kishte edhe 1019 “motra” të tjera të hedhura në Detin e Veriut mes vitit 1904 dhe 1906 gjatë një studimi shkencor mbi rrymat detare. Shumë nga ato mesazhe kanë pasur një fat më pak aventuresk: kanë përfunduar në rrjetat e peshkatarëve ose në plazhe në harkun e pak kohëve. Vetëm një ka mbijetuar për më shumë se një shekull për të zbarkuar më pas në Gjermani.

Dhe Marianne Winkler nuk kënaqet nga monedha e premtuar: i ka kërkuar drejtuesve të çmimeve Guinness, njohjen për gjetjen e mesazhit më të vjetër mes atyre të hedhura në det, për të thyer rekordin në fuqi të një shisheje që ka lundruar për 98 vjet.

664805-650-1445582450MessageInABottle2

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here