Varreza greke edhe në Korçë, ish-ministri: Asnjë s’flet më

0
168

Ka kaluar në heshtje një vendim i marrë nga Edi Rama që Greqia të ndërtojë varreza monumentale në Korçë.

Në lidhje me këtë vendim, ka reaguar edhe ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani.

‘Në mes të mjergullës së puçit Kushtetues, kryeujku vendosi të ndërtojë varrezat greke në Korçë! Ashtu si në Kosinë, pritet që të ketë një “boom” ekonomik nga tregëtia e kockave edhe atje… Mirë politikanë, po a ka historianë analistë e qytetarë ky vend apo jo?! Asnjë sflet më!!!’, shkruan Manjani.

Vendimi është marrë në mes të debateve për kryeprokurorin e ri dhe ka kaluar jashtë vëmendjes.

Duket se për ndërtimin e këtyre varrezave është rënë dakord gjatë takimit dy ditor i Ditmir Bushatit me Nikos Kotzias në Kretë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here