Sazan Guri i bashkohet protestës/ Babëzia e tyre hyn deri në devijim lumenjsh. Urrejtje nga qeveria me qytetarët e vet!!!

0
196

Ambientalisti i njohur, Sazan Guri ka mbështetur fort sot protestën e banorëve tek Unaza e Re dhe ka folur publikisht para qytetarëve për atë që ai e quajti “babëzia”.
‘Babëzia e këtyre shkon deri në devjim lumenjsh”, tha Guri ndërkohë që shpalosi projektin në fjalë dhe ngriti pyetjen: Pse duhet bërë kjo rrugë më e gjërë edhe se autostrada?!
“Ky lumë Lane, kjo pjesë me andër, tregoi Guri hartën, që është lumë natyror, është proces natyror, por këtu Lana drejtohet! Mirëpo lumenjtë e kanë këtë aftësinë e tyre, që janë të shtrëmbër, ndërkohë që ecin para dhe drejt. Ndërsa njeriu që gjoja është i drejtë, po ecën gjithmonë shtrembër sidomos kur është kryetar bashkie dhe kryetar qeverie.
Pra, lumenjtë ecin para dhe shtrëmbër, ndërsa njeriu ecën mbrapa dhe gjoja drejt. Prandaj ky është një rast tipik kur vendoset një objekt ndërtimi mbi një lumë natyror dhe këtë shembull këta duan të bëjnë në gjithë këtë bllokun e djathtë , nga mbikalimi deri tek Shqiponja. I gjithë blloku i djathtë do të kthehet në një bllok pallatesh, ku qeveria dhe bashkia nuk do t’i ketë nëpër këmbë këta banorë, që sot quhen banorë të ligjshëm. Përsa kohë këtyre nuk u ka thënë gjysëm fjalë që këtu jeni gabim, nuk u vuri njeri nëj spango që nga këtu lejohet e këtu jo, që në 6 muajorin e parë, apo 6 vjetorin e parë apo në 26 vjet sot, këta quhen të ligjshëm!
Nuk devijohen lumenjtë!

Lana nuk është përrua, është lumë natyror. Sa mirë i shërben një pallati ai. Le t’u shërbejë banorëve. Babëzia e tyre hyn deri në devijim lumenjsh, për t’i shërbyer asaj që ata kanë qëllim të bëjnë. Ndaj e ardhmja e kësaj zone është…
Rrugë kaq të gjëra në hyrje nuk kanë as Spanja, as Madridi, as Brukseli. Le të merret një korsi për dy makina në të djathtë dhe dy makina në të majtë. Le ta bëjnë dhe me dy kate! Po pse duhet të jetë kjo më e gjërë se autostrada jonë?! Një variant! Pse duhet të jetë më e gjërë se vetë autostrada. Mund të marrë rrugë ndihmëse, që kërkojnë 4-5 metra, po jo 15 metra. Po këtu ka një lloj urrejtje qeveria me qytetarët e vet!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here