Rafinha humbet sezonin, Barcelona konfirmon edhe mungesën e Sergio Roberto

0
138

Klubi Barcelonës konfirmon se Rafinha mund të humbasë pjesën tjetër të sezonit sepse mesfushori kishte dëmtuar ligamentet e gjurit, gjithashtu i lënduar është edhe Sergi Roberto.

Rafinha u shfaq si zëvendësues i dytë gjatë barazimit 1-1 të Barcelonës në udhëtim te Atletico Madridi në mbrëmjen e së shtunës.

Për shkak të një operacioni që mesfushori brazilian duhet t’i nënshtrohet javën e ardhshme  nuk mund të jetë i pranishëm në sezon. Rafina ka përjetuar një lëndim të ngjashëm edhe gjatë sezonit 2015-16 ku u detyrua të qëndrojë jashtë në pjesën më të madhe të sezonit. Në atë sezon, Rafinha lëndoi gjurin e tij të djathtë ndërsa aktualisht operacioni do të kryhet për gjurin e majtë.

25-vjeçari gjysmën e dytë të sezonit të kaluar e kaloi tek Interi dhe më pas u rikthye në klubin katalanas. Përveç Rafinhas, gjatë ndeshjes me Atleticon njoftohet se u lëndua edhe mesfushori spanjoll, Sergi Roberto, i cili u detyrua ta lë fushën pas pjesës së parë.

Roberto ka lënduar kofshën e këmbës së majtë dhe pritet të jetë jashtë fushave tri deri në katër javë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here