U zhyt me kokë në ujë, këngëtarja shqiptare përplaset fort me shkëmbin

0
179

Flaka Krelani është një ndër vokalet më të fuqishme që ka muzika shqiptare, një nga të paktat që këndon live pa stonuar.

Mirëpo këngëtarja nga Kosova ka përjetuar një incident teksa ishte duke pushuar në plazh.

Ajo është zhytur në ujë dhe ka përplasur fort kokën me një shkëmb. Ky moment sipas këngëtares ka qenë shumë i dhimbshëm. Ajo ka treguar mbrëmë në “Prive” se në ato momente mendoi se aq e kishtë ndërsa falenderon zotin që arriti të mbijetonte.

Flaka ka treguar:

Gjithmonë kam pasur dëshirë të hidhem me stil dallëndyshe. E kontrollova terrenin, perfekt. Dola prej ujit dhe thashë që gjithçka është në rregull, mund të zhytem në ujë. Në momentin e parë që jam zhytur dallëndyshe, kam ra me kokë në gurin më të madh të cilin nuk e kisha parë. 3 sekonda që ka zgjatur, ajo pesha shumë e shpejt, si kam rënë me kokë, me atë shtypje kam prekë kokën, hundën, mjekrën dhe gjoksin. Në sekond kam menduar vdiqa, shkova. Por gjatë proçedurës që jam zhytur deri tek pjesa e gjoksit kam kuptuar që jam akoma gjallë. Ka qenë një moment që prekem shumë kur e kujtoj. Them si kam mundur të shpëtoj. Akoma i them Zotit faleminderit që më ka ndihmuar, kam lindur për së dyti, ka qenë aksidenti më i tmerrshëm. E kam përjetuar vdekjen me sy.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here