Vasili/ Qeverisja si kabare e krimit.

0
278

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së Petrit Vasili ka realizuar një interviste për Fax News ku e ka qujatur situaten poltike ne vend si kabare te krimit.

Petrit Vasili: Qeverisja si kabare e krimit.

  1. Vasili do të doja një koment tuajin, ka pasur një zhvillim gjatë ditës, është dhënë masa për dënimin e grupit të strukturuar kriminal me në krye Emiljano Shullazin. 14 vite burg për Shullazin dhe 10-11 vite burg për anëtarët e bandës së tij. Në një pamje të parë, ndoshta akuzat e opozitës, dikush mund të thotë se krimi dhe bandat nuk po luftohen në këtë vend, bien poshtë me këtë vendim të ditës së sotme. A pajtoheni me këtë perceptim?

Absolutisht që nuk kam pse të pajtohem me mendimin tuaj, nuk kam si të pajtohem për një arsye shumë të thjeshtë, jo për të bërë polemikë me ju, absolutisht. Këtu kemi një gjykim të Gjykatës, të komentojmë ngjarjen që ka ndodhur. Padiskutim është një zhvillim pozitiv që një bandë me rekorde, të cilat janë tashmë të njohura, nuk ka se si të konsumoj unë më të tjera, merr një dënim, i cili mendoj se është një dënim i rëndësishëm. Kjo bandë kujtojmë se është arrestuar kohë më parë nga një Prokurori për të cilën është debatuar dhe është folur shumë për të…

Po thoni që arrestimi është bërë në kohën që Prokurorinë e drejtonte z. Adriatik Llalla?

Atëherë ka ndodhur, kështu ka ndodhur. Pra në fund të fundit një aksion i ndodhur atëherë ka vajtur drejt finalizimit dhe sot kemi një vendim të gjyqit, që është një vendim i rëndësishëm e thashë edhe njëherë tjetër.

Kur nënvizoni këtë fakt, çfarë keni në mendje?

Ndërkohë kam në mendje këtë gjë që dua ta ndaj me ju, që kemi muaj të tërë që kemi pasur arrestime bandash, jo pak, disa, ku të cilët për shkak të një Prokurorie tashmë të kapur dhe të kriminalizuar, Prokurorisë të lindur me 69 vota me zgjedhjen e Prokurores së Përgjithshme duke shkelur Kushtetutën, në kundërshtim me gjithçka, pra një Prokurorie të kapur nuk ka më asnjë dënim. Përkundrazi keni parë, ju keni përcjellë në kronikat tuaja që 90% e të kapurve kanë dalë përsëri nga burgu. Brenda pak orësh.

Pra këtu kemi për fat të keq një situatë shumë paradoksale, që i bie ka qenë më mirë kur ka qenë më keq, sepse pretendojmë se Prokuroria ka qenë më e dobët. Në fund të fundit puna e asaj Prokurorie ka bërë që këta pjesëtarë të një bande kriminale, të marrin dënimet e merituara. Ndërkohë që kemi një Prokurori tjetër, e cila jo që s’mund ti dënojë, as nuk mund ti afrohet, është e tmerruar, është pjesë e tyre, bashkë me ta, ka marrë përsipër të japë edhe alibitë ligjore, të japi shfajësimet ligjore dhe të tëra, edhe në radhë të para ndaj kryeministrit të vet, ndaj të cilit rëndojnë akuza të njëpasnjëshme.

Jo më larg se dje u mbyll një tjetër çështje për kanosje publike që i bëri ish-oficerit Emiljano Nuhu, që mendoni fare mirë vetëm kaq unë po iu jap një shembull: Një deputet në Kosovë, Milaim Zeka përdori një shprehje, tha nuk do ti ndahem Prokurorit filani, ju e dini se ç’pushtet mund të kishte një deputet mbi një Prokuror dhe pikërisht për këtë arsye u dënua me burg. Ndërkohë një kryeministër që ka shumë pushtet në Shqipëri, që kanos publikisht që nuk është detyrë e tij, por është detyrë e të tjerë, shfajësohet dhe nuk pranohet kallëzimi, nuk futet në hetim fare. Pra këtu kemi përfundimisht standardin që ajo çfarë ka thënë opozita përfundimisht mbetet, jeta politike e maxhorancës dhe e qeverisë është e kriminalizuar, krimi nuk luftohet, krimi bën festë dhe instrumentat ligjore të shtetit që duhet të luftojnë krimin, janë të asfiksuara.

Ngjarja e sotme nuk e zhbëri tezën e opozitës, e provoi, sepse dhe për këtë bandë, opozita ka folur gjatë, pra ishte një konfirmim që ishte e tillë, ndërkohë që pushteti ka pasur raporte të tjera shumë të afërta me atë bandë, ju e dini mirë këtë gjë. Edhe me këta që u dënuan sot. Pra përfundimisht kemi një kriminalizim kapilar të qeverisë dhe niveli i kriminalizimit dhe niveli i luftës janë në kahe krejtësisht të kundërta. Kriminalizimi ecën dhe lufta ndaj tij zbehet apo zhduket dita ditës, pasi Prokuroria është e kapur.

Ndërkohë prej disa ditës edhe LSI ka filluar të bëjë një seri konferencash për mediat ku i adreson një seri pyetjesh kryeministrit Edi Rama, që kanë të bëjnë se cilat janë raportet që ai ka me banda të caktuara, me persona të caktuar, me bandat në Durrës, në Lezhë apo qoftë edhe me Vangjush Dakon, cili është qëllimi, pse pikërisht në këtë moment këto konferenca dhe këto pyetje, çfarë përgjigje prisni ju nga kryeministri?

Pikërisht komunikimi ynë së bashku ndodh në një moment shumë interesant dhe fatlum po të doni, pasi kemi ngritur disa pyetje shumë të mëdha, ne e kemi të qartë përgjigjen në mendjen tonë, por sot na i lehtësuan vetë përgjigjet e pyetjeve vetë ata që dolën në sallën e gjyqit, bandës së Avdylajve, të cilët sot në një mënyrë të padëgjuar në këto 25 vjet pluralizëm, ju nuk keni dot besoj një rekord të dytë, ku të dëgjoni që pjesëtari i një bande të caktuar narkotrafiku thotë rroftë Partia Socialiste, ata janë miqtë e mi, me ata i zgjidh hallet, ata më pëlqejnë, ata dua, aty me Vangjush Dakon i zgjidh të gjithë hallet e mija, rroftë ai, rroftë Partia Socialiste. Tani krimi që thotë rroftë qeveria ime, ndodhi sot për herë të parë, uroj që puna e përbashkët e të gjithëve, opozitës, qytetarëve, gazetarëve që kanë përgjegjshmërinë e duhur shoqërore, të bëhet fron sepse ky ishte dhunimi më i madh që i është bërë qytetarëve të këtij vendi, pa përjashtim, nga i pari deri tek i fundit, qoftë edhe ai që ka votuar për këtë maxhorancë, kur kriminelët thonë rroftë partia ime e zemrës dhe kryebashkiaku socialist që tashmë është i afirmuar, jo nga akuzat e opozitës shqiptare por nga përgjimet zyrtarë të prokurorisë shqiptare i lidhur kokë e këmbë, thotë ai është shpresa ime, është dermani im, është miku im. Tani kushdo shqiptar që nuk e shef dot këtë gjë, ose i ka të plasur sytë ose është edhe i pjesë e të keqes. Kjo nuk ka ndodhur, nuk ka precedentë, në sallat e gjyqit shqiptar asnjë bandë deri këtu nuk kanë arritur, pra kaq e fortë është përfshirja, kaq të qetë dhe të sigurt janë që kanë një qeverisje dhe një kryeministër që i mbron, kanë edhe një prokurori që i mbron nga ana tjetër gjithashtu, saqë thotë, që ne qeverisje, kryeministër, prokurori jemi bashkë, duam njëri-tjetrin, zgjidhim hallet e njeri-tjetrit. Pra zgjidhin hallet e njëri-tjetrit dhe harrojnë hallet e popullit, populli është mënjanë dhe kriminelët janë në zyrat e qeverisjes së këtij vendi dhe mbas kësaj deklarate ju keni dëgjuar që llafazani më i madh i këtij vendi, kemi një kryellafazan që është kryeministri i këtij vendi, që reagon me vrap e dini ju me twitter, me Facebook, nuk qëndron pa i kthyer përgjigje edhe njeri të fundit që qan një hall atje, dhe i poshtëron dhe u thotë fëlliqësira nga goja, ja nuk guxojnë të thonë asnjë llaf.

Ka reaguar sot meqë ra fjala, në kuadrin e deklaratës e Altin Avdylit, ka reaguar vetë personi i përmendur, vetë zoti Dako….

Edhe njëherë po them qeverisja këtu është evidentuar qartë, kryebashkiaku i tij i zemrës, simbolik në raportin e tij me krimin, ka qenë dhe mbetet pikërisht ky zotëri dhe ndërkohë ndodh kjo gjë, kryeministri i vendit të cilit i atakohet drejtpërsëdrejti, të cilin besoj se ti nuk e harrove këtë gjë, se tha rroftë Partia Socialiste dhe Partia Socialiste nuk është e Vangjush Dakos, por e drejton Edi Rama. Edhe njëherë shqip, ai tha rroftë Partia Socialiste dhe Partia Socialiste ka kryetar Edi Ramën edhe kur Edi Rama nuk guxon të reagojë, që thashë ai reagon edhe qytetarit më të fundit, që i thotë o derdimen, o budalla, të hëngrët mortja, të plaçin sytë, se është llaxore nga goja, pse ky llaxore nga goja e qepi gojën , ja një pyetje nga studio e Fax News.

Si e konsideroni distancimin që zoti Dako ka bërë në adresë të Avdylajve kur ai vetë ka thënë, nëse njëri del në gjyq mirë që nuk kërkoi edhe krehër para pushkatimit të togës gjermane dh tjetri del tek partia dhe kërkon llogari nga unë për një deklaratë qesharake që flet vetë më shumë se çdo koment për autorin. Nuk keni ndonjë koment distancimin e zotit Dako….

Të lutem shumë, kjo është një kabare Rilindëse, është një kabare kriminale, këta në përgjimet e tjera që keni zbardhur ju, ky thotë o vëllai, o shoku, o miku, o i dashuri i zemrës,

Për këtë po ju pyes, i njëjti person që ka miqësi me këtë bandë sot dele dhe distancohet nga kjo…

Përgjigja është që ky është vetëm një dialog dashurie mes horrash.

A paralajmërojnë këto publikimet e fakteve për pyetjet që po i drejtoni Kryeministrit z. Vasili?

Gjithçka.

Kjo është shumë e përciptë. Mund të jetë gjithçka por mund edhe të mos ketë asgjë pastaj… A nuk ka të drejtë opinioni publik t’i thoni diçka më shumë?

Opinioni publik ka marrë dhe po merr përditë fakte dhe është bindur që opozita nuk flet pa fakte. Pasi shumë nga këto ngjarje që shikon, janë denoncuar gjerësisht nga opozita dhe njëri pas tjetrit këto koka po bien. Dhe po bien për meritë të denoncimit shumë të fortë dhe m fakte të pakundërshtueshme që ka bërë opozita. Edhe për këtë të dashurin e Vangjush Dakos, një pjesë të përgjimeve u bënë publike nga opozita. Është kështu apo jo? Ne emisione të caktuara televizive. Kaq. Opozita vazhdon ta bëjë këtë punë. Jo për interesin e saj. Ne duhet të jemi shumë të qartë që shqiptarët të shuajnë çdo iluzion lidhur me ta. Janë njësh me krimin. Këtë mënyrë zgjodhën të qeverisin vendin. Nuk zgjodhën mënyrën e qeverisjes të vendit me projekte, me programe, do kemi suksese, do kemi dhe dështime. Do t’i mirëkuptonim ne dështimet, nuk do kishte asnjë problem. Kurse të bëhesh njësh me krimin, ky është një faj historik, shumë i rëndë dhe i pashlyeshëm për gjithë jetën, pasi je bërë me ndërgjegje të plotë, ke zgjedhur anën e të zezës në vend të anës së bardhë. Më mirë të kishin vonuar edhe ca ditë për të realizuar një projekt, por të realizonin një projekt të ndershëm, sesa futi gjithë kriminelët dhe i uli në karriget e pushtetit. Ata diktojnë emërimet, tenderët, paratë, ata ndërtojnë kulla në mes të Tiranës me para të pista, ata prishin gjithë biznesin e ndershëm, i cili dështon dhe falimenton. Pra prishin gjithë tesutin social të këtij vendi, pra e shpërbëjnë dhe e dekurajojnë dhe bëjnë që 79 për qind e të rinjve duan të ikin nga ky vend. Pse duan të ikin? Sepse është një Shqipëri që s’ka shpresë. Është në dorë të kriminelëve. Pse duan të ikin këta të rinj? Për çfarë arsyeje? A është një vend që s’ka mundësi? Ka mundësi Shqipëria. Ka të rinj, një vend në zhvillim, asete plotë të pazhvilluara, me mundësi industriale, natyrore, por kur kemi kriminelë që sqarohen me njëri – tjetrin, ku njëri i thotë ‘Të dua shumë. ‘Jo s’të dua’ i thotë ky tjetri. Në një përgjim i thotë: O vëllai si të kam? Këtu e mohon.

A e mbështesni ju propozimin e kryetarit të Partisë Demokratike, z. Basha për zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme, paralalelisht me ato lokale vitin e ardhshëm?

Kjo nuk është pyetje fare për mua. Po-ja është që këtu e deri nesër. Është një Po e fortë shumë.

A po punohet për këtë qëllim nga ana e opozitës? A është ky qëndrimi final i aksionit opozitar?

Këta e kanë çuar vendin në ditën më të zezë. Nuk besoj se ka një qytetar normal që nuk e ka të qartë që ka një qeveri të kriminalizuar, një qeveri hajdutësh. Kaq!

Është kjo kryefjala e aksionit tuaj opozitar?

Po sigurisht. Çdo ditë e humbur që rri kjo qeveri, do të thotë shkatërrim për shqiptarët. Kur 79 për qind e të rinjve duan të ikin, çfarë duhet të presim më ne? Për çfarë duhet të presin më këto familje kur fëmijët e tyre nuk duan të rrinë më në këtë vend? Ata në qoftë se ikin, ikin për shkak të votës së gabuar që mund të hedhin prindërit e tyre. Këta prindërit duhet të hedhin votën për fëmijët e tyre që të mos u ikin e të marrin rrugën e mërgimit. Këta të rinj kudo që të shkojnë nuk do ta kenë të lehtë, do pësojnë depresione shumë të rënda , zhgënjime të jashtëzakonshme sa s’ka kë të shkojë më, do pësojnë edhe përbuzje të shoqërive që janë të egra, që janë të mbyllura, nuk janë më të hapur ndaj të huajve. Pra, ku i çojnë fëmijët e tyre? Drejtë qorrsokakut. Këtë duhet të mendojnë këto nëna, baballarë, motra e vëllezër se ku do ikin tërë këta të rinj. Por, kjo qeverisje bën që këto të rinj të ikin. Çfarë të presim më? Ç’na duhen analizat politike? E kam thënë në këtë studio dhe po e rithem. Unë jam prind këtu, nuk jam politikan. Jemi vendi i parë për emigracionin e fëmijëve 7-14 vjeç në Europë. Është fundi i botës, është tragjedia më e rëndë shoqërore. Do të thotë fëmijë që shkojnë drejt trafikut të organeve, shndërrimi në baby-killer, fëmijë që i  fusin në rrjetin e pedofilisë dhe të shpërndarjes së drogës. Po të akuzohej një qeverisje me këtë tregues kaq të lartë dhe të ishte pjesë e koalicionit ku unë do bëja pjesë, unë do largohesha nga ajo mazhorancë, vetëm për atë fakt. Për të gjitha të tjerat do ta falja, për këtë nuk do ta falja kurrë. 80% e të rinjve duan të ikin, fëmijën ikin këtej. Gjithë ajo që është limfa vitale e këtij vendi, se nuk jam unë e ardhmja e këtij vendi, janë këta të rinj.

Kush është alternativa? Si do ta largoni ju qeverisjen e Edi Ramës? Cilët janë rrugët politike se jam i sigurt që revolucion nuk do bëni…

Termi që përdorni ju, revolucion është i pavend. Nuk është epoka e revolucioneve, jemi në një sistem pluralist. Qëndresë e papajtueshme, e forte, pa kthim, në të gjitha sheshet publike të Shqipërisë dhe kudo po. Kjo është qëndresë e fortë publike e papajtueshme deri në rrëzimin e qeverisë.

Kur do ta organizojë opozita protestën e radhës. Ka një vit që nuk ka protestë nga ana e opozitës…

Besoj që ju nuk jeni shumë korrekt kur thoni 1 vit. Se në qershor ishte protesta e fundit. Besoj që në 5 muaj nuk duhet të zhvillojmë protesta të njëpasnjëshme pa objektiva të caktuara. Tani reagimi i papajtueshëm me qeverinë do të jetë një reagim përfundimtar dhe definitiv. Nuk do jetë thjesht demonstrim për të krijuar ndjeshmëri. Ndjeshmëria që kjo qeverisje ka vdekur, politikisht e gjitha ka mbaruar. Tani ajo që do të shikoni do të jetë një qëndresë pa kthim deri sa këta mos të guxojnë më të hyjnë në zyrat e shtetit. Pasi i dhunuan ato zyra, i vodhën, i plaçkitën dhe ua falën kriminelëve. Për këtë nuk do ketë asnjë kompromis, opozita në ballë bashkë me qytetarët.

Kur do ta kërkoni këtë aksion të qytetarëve?

Shumë shpejt. Nuk dua të jap data. Do ta ruaj dhe një lloj diskrecioni për shkak dhe të seriozitetit politik. Jo se mendojmë ne se është e shpejtë por ju e shikoni ne jemi të detyruar për të qenë shumë të shpejtë, përderisa krimineli thotë, rroftë PS, është partia ime thotë, partia e kriminelëve, atëherë ne sigurisht që bashkë me qytetarët duhet ta largojmë këtë parti kriminelësh. Të sjellim partinë e njerëzve normal, partinë e alternatives politike. Kjo është historia.

Ju keni refuzuar të shkoni në parlament duke e konsideruar të panevojshme të shkuarin atje sepse nuk doni të bëheni perde e një qeverisje që për ju është e dështuar dhe e korruptuar. A është brenda këtij aksioni politik dhe djegia e mandateve?

Mandatet na i ka dhënë populli, as Gramoz Ruçi, as Kuvendi i Shqipërisë. Dhe bashkë me popullin duhet të organizojmë protestë pa kthim. Çfarë populli të na kërkojë në shesh të hapur, të thotë digjni mandatet, do ti djegim me benzinë në mes të sheshit. Për sa kohë populli nuk e kërkon nuk do ta bëjmë për asnjë sugjerim të askujt. Por këtë vendim e merr populli dhe këtij vendimi do ti bindemi pa asnjë diskutim. Sikur sot ta thotë, pas gjysmë ore mandatet do jenë të djegura. Sepse populli do çojë deri në fund aksionin e tij bashkë me ne.  Kjo është dhe përgjigje e padiskutueshme dhe pa kthim, për këtë çështje.

Keni që në shtator që nuk shkoni në Parlament këtë vendim e keni marrë pa pyetur popullin…

Kemi marrë një vendim të kushtëzuar. Kemi marrë pjesë në disa komisione ku është diskutuar ligji i Teatrit dhe çështje të caktuara të tjera, pra kemi mbajtur një qëndrim të kushtëzuar jo bojkot total të Parlamentit. Sipas çështjeve të caktuara, kur e kemi gjykuar. Parlamenti ka hyrë në një qorrsokak të tmerrshëm edhe organizativ, edhe mënyrës së funksionimit. Ka degraduar plotësisht prandaj dhe vajtjet tona kanë qenë pothuajse zero, por qëndrimi ka qenë i kushtëzuar dhe nuk ka pasur një vendim për bojkotim total të Parlamentit. Kjo është situata konkrete në të cilën ndodhemi. Për ne kompromentimi dhe shpartallimi i Parlamentit në të gjitha pikëpamjet, është një fakt që është në sytë e të gjithë shqiptarëve. Nuk ka më Parlament, është vetëm një vend ku dëgjohen debilitetet e Edi Ramës dhe Taulant Ballës. Në një pavijon debilash nuk mund të vemi ne tu bëjmë fresk sepse këta duan të akomodojnë idiotësitë e tyre atje.

Ka një ngërç mes Presidentit dhe Kryeministrit sa i takon dekretimit të Sandër Lleshit apo Sandër Lleshajt, kjo është për tu përcaktuar. Si e vlerësoni ju si LSI qëndrimin e Presidentit? A e ka shkelur Presidenti i Republikës Kushtetutën?

Problemi është shumë i thjeshtë dhe i qartë. Nuk ka ngërç mes Kryeministrit dhe Presidentit. Ka përplasje mes dy qëndrimeve. Shteti në njërën anë e përfaqësuar nga Presidenti i Republikës, në mbrojtje të ligjit dhe Kushtetutës, dhe antishteti dhe antiligji i Edi Ramës, kryeministri i Shqipërisë, që shkel ligjin dhe shkel kushtetutën. Pra, nuk ka ngërç. Ka përplasjen, e hapur, të dukshme tashmë të antishtetit të Edi Ramës dhe të shtetit të Presidentit. Këto janë dy. Nuk është ngërç. Ngërç është një gjë e vogël që nuk na ndan. Këtu ndajnë dy filozofi dhe këtu para shqiptarëve janë dy filozofi. U evidentua qartë që këtu nuk ka shtet. Ky nuk e ka shtetin, ky nuk e ka Kushtetutën, ky ka Kushtetutë për vete. Presidenti i Republikës u tregua shumë i matur, u ktheu kandidaturën, njëkohësisht shteroi me publikun dhe gjithçka ai donte dhe kishte nevojë për të krijuar bindjen dhe në raportet me Kushtetutën, ky në parlament këputi një thes me debilitete, ky Edi Rama dhe kishte hall mos bëhej qesharak. Mban mend që ishte shumë i preokupuar ky? Ky, që kupton shumë nga kushtetuta. Ky tutkun Kryeministër shkon dhe çon një kandidaturë i cili Kushtetuetshmërisht është i pamundur. Ai thotë o President, ky është gjeneral. Po munde ma shkarko pak nga gjenerali dhe bëje çik ministër. Këto turpe, edhe sikur të ndodhin në emërimet që ju bëni këtu brenda Fax-it, specialisti që ngarkon nga pronari juaj për të bërë nga këto budallaqet organizative, për këtu do ishin të pafalshme. Këtu bëhet fjalë për Kushtetutën e vendit. Këto debilitete të këtij njeriu të kapur, siç është Edi Rama, ne duhet t`i pranojmë për standarde? Ky që s`kishte ide fare se kë ka vartës atje brenda. Ky që shkel Kushtetutën, që i thotë presidentit shkarkoje nga gjeneral, po e ka emëruar zëvendësministër. Po zëvendësministri është pjesë e kabinetit politik. Edhe këshilltari i tij ka qenë pjese e shtabit politik. Pra, ky i  shkel dhe i dhunon ligjet. Pse? Se ky ka idiotësi ligjore. Ky nuk kupton nga ligjet. Ky është idiot ligjor, ta dish nga unë. S`ka lidhje fare me këtë punë. Ky ka atë idenë e shtetit “aman bëje o burrë”, ky s`kupton. Ka edhe një tufë me këshilltarë, më të fëlliqur që ekzistojnë, ku thonë “si të duash ti e bëjmë”. Shkel kushtetutën, shkel kode e të gjitha dhe vjen atje. E çfarë ndodh tani? Me këtë antishtet duhet ta pranojmë? Çfarë do bëjë Presidenti i Republikës? S`ka bërë asgjë më shumë se sa qëndroi korrekt atij misioni, për të cilën shqiptarët e kanë atje, në krye të shtetit. T`i rri çoban Kushtetutës dhe ligjit. I qëndruar me korrektesë shembullore. Ka dhënë dhe një mësim shumë të mirë. Emri i këtij Sandër Lleshit, nuk të thotë gjë as mua, as ty, as qytetarëve. Çfarë i ka thënë Sandër Lleshi këtyre? Sandër Lleshi ka qenë këshilltar i sigurisë kombëtare të presidentit, 5 vite. Ky këshilltar, meqë është për këshillat se s`kanë televizorë këta, nuk i tha dot se u mbyt Shqipëria në drogë? Apo u mbyt Shqipëria në krim?

Ndoshta i ka thënë. Nuk e paragjykon dot z. Vasili nëse ky e ka thënë.

Unë nuk kam paragjykim. Atëherë qenka njeriu më i mirë për ta akomoduar si duket këtë situatë kriminale, nuk ia prish atij. Kur ky njeri me gradën gjeneral, ka integritet të caktuar sistemi  i gradëve në ushtri. Në qoftë se ju nuk e vlerësoni, unë  e vlerësojë. Ky gjeneral është kaq pa integritet saqë është pajtuar me 99% të territorit, ku është e mbushur nga droga. Kur ky është atje, bën pjesë në këtë staf, ka qenë atje, ka zhvilluar gjithë këto situata, një gjeneral me integritet që ndodhet në këtë situatë, që medemek flasin, e para që duhet të thoshte është që nuk mund të qëndronte me këtë pozicion. Integriteti i një gjenerali nuk pajtohet, që kriminelët janë atje dhe nuk luftohen,, droga është atje, para e pisët është atje. Të gjithë çështjet që e tronditin sigurinë kombëtare, pra janë duke bashkëjetuar me to. Punë e tij. Por çfarë ndodh? Duke bashkëjetuar, është personi i përshtatshëm që hyn në punë tamam kryeministrit për të bërë këtë punë. Që pajtohet, që nuk ia prish terezinë, nuk ia trazon ujërat dhe e lë që bataku i kriminalitetit dhe trafiqeve është ashtu siç duhet. E shikon sa e qartë është përgjigja?

  1. Lleshi mund të thotë që edhe z. Vasali ka qenë ministër dhe ka qenë në kabinet kur është kultivuar droga dhe askush nuk ka bërë asgjë. Kam përshtypjen që kjo që thatë nuk qëndron.

E the këtë gjë? Qëndrojmë këtu. Z. Vasili për fat të mirë, jo të keq kam qenë për një kohë shumë të shkurtët. Katër muaj kam qenë. Përpara meje ka qenë një zotëri tjetër. Një burrë i nderuar, që quhet Ylli Manjani. Ju e dini që ka qenë i vetmi që ngriti alarmin, ka denoncuar. Atëherë mori përgjigje edhe për këtë gjë dhe Kryeministri i tij, me qëllim, bëri të pamundurën që Manjani të shkarkohej. Ja kjo është përgjigja. Kështu që edhe në këtë pikë, partia e Z. Vasilit, ku bën pjesë z. Vasili, këtë qëndrim ka pasur, kaq të fortë për këtë punë.

  1. Vasili, a duhet të emërohet në këtë pikë z. Lleshi? Pra, nëse sqarohet pozicioni i tij..

Është turp i madh. Unë nuk i di fare veprimet e Presidentit të Republikës. S`kam pse t`i di. Pyetja është vetëm kaq. Një kandidaturë, e cila i bie ballas ligjit dhe Kushtetutës bashkë me atë Kryeministrin e tij, ç`mundësi ka të dekretohet dhe ç`mundësi ka bindeni se ky që shkel ligjin se i duhet për veten tij, ku thotë daç më hiq e bëj kështu? Si do shkojë të kërkojë ligjin qelibar tek të tjerët? Ky, sigurisht nuk mund të ketë as më të voglën besueshmëri e aq më tepër këto aftësitë profesionale, se të shkosh të promovosh që nuk duhet të kemi polica barkderra dhe nxjerr akt tjetër “ikni e mos pini kafe në ministri”, e më keq akoma “dilni mblidhni plehrat”, tani tre hapat e mëdha fondamentale për të luftuar krimin e organizuar dhe trafiqet e drogës me polica barkderra e këto, besoj që jemi dhe këtu në kufijtë e një banaliteti dhe vulgariteti që i shkon modelit të Edi Ramës. Edi Rama një vulgaritet të tillë do, ca tymse të bukura kur bëhet për kampionatin e futbollit dhe brenda mos të ketë asnjë lloj veprimi komplet. Meqë këta, si ky Avdylaj thotë “Rroftë Partia Socialiste” bëjmë tymsat dhe nuk na pengojnë, nuk na trazon neve, nuk na shqetëson

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here