Sali Berisha: Shpopullimi, mjerimi dhe varfëria kanë një emërues të përbashkët, vjedhjen e Edi Ramës dhe bandës së tij!

0
50

Kryetari i D, Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se është shkaktari i shpopullimit, mjerimit dhe varfërisë në Shqipëri.

“Shpopullimi, mjerimi dhe varfëria e Shqipërisë kanë një emërues të përbashkët, vjedhjen e Edi Ramës dhe bandës së tij”, shkruan Berisha në Facebook.

Berisha: Në këtë betejë jetike vendimtare për fatet e një kombi që ka njohur këto 10 vite hemoragjinë më të tmerrshme kombëtare, ka njohur këto 10 vite shpopullimin që se ka njohur kurrë në histori, ka njohur largimin nga Shqipëria të mbi 1.1 milionë shqiptarëve, për mbi 700 mijë të rinjve të këtij vendi.

Të dashur miq, sirenat e alarmit bien nga të katërta anët e vendit. Varfëria dhe mjerimi rriten nga muaji në muaji. Të gjitha këto kanë një emërues të përbashkët, vjedhjen e qytetarëve shqiptarë nga Edi Rama dhe banda e tij.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here