Mbi 30 vatra zjarri brenda 24 orëve, qeveria ende me pushime!

0
133

Nga Sali Berisha.

Prej tre muajsh kam publikuar me qindra raste zjarresh, nëpërmjet mesazheve e pamjeve të ndryshme të dërguara nga qytetarët e shqetësuar.

Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile në AKMC, gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 34 vatra zjarri, me 9 prej tyre që mbeten ende aktive.

Kjo situatë vjen si pasojë e indiferencës së plotë të kësaj qeverie për të garantuar sigurinë e qytetarëve dhe vendit. Babëzia e tyre për të vjedhur i ka verbuar ndaj çdo situate problematike që rrezikon drejtpërdrejt jetën e shqiptarëve, madje janë aq të pacipë sa i ekspozojnë edhe më shumë ndaj rreziqeve, duke i lënë pa zjarrfikëse e pa helikopterë.

Një pjesë e mirë e këtyre zjarreve janë shuar nga banorët guximtarë të zonave përreth, me mjete rrethanore, dhe pa ndihmën e shtetit të cilët unë i përgëzoj.

Po me çfarë po merren këta njerëz?! Cfarë gjërash më të rëndësishme kanë për të bërë saqë nuk i shqetëson kjo situatë alarmante?!

Edi Rama bashkë me ministrat e tij janë ende me pushime, qejfet e tyre kjo është gjëja më e rëndësishme për ta. Të shpenzojnë paratë e vjedhura nga familjet që po u digjet shtëpia, në pushime luksoze dhe ahengje.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here