Pas dorëheqjes reagon sërish Xhafaj, ja çfarë thotë…

4
228

Ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ka reaguar sërish pak orë pas dhënies së dorëheqjës së tij nga posti ministror. Në disa reagime të njëpas-njëshme në Twitter, Xhafaj thotë se që pas dhënies së dorëheqjes ka marrë shumë mesazhe vlerësimi, si edhe falenderon të gjithë ata që i kanë shkruar.

Ish-ministri sfidon opozitën për të provuar akuzat në drejtim të tij, që nga sot që nuk është më ministër. Gjithashtu, Xhafaj thekson se i përbuz shpifjet e të gjithë atyre që s’kuptojnë se në politikë ka njerëz të lirë.

Reagimi i plotë i Xhafajt në Twitter:

Këto orë kam marrë me qindra mesazhe vlerësimi dhe respekti për punën e bërë, nga qytetarë të vendit tim, por edhe miq e partnerë me të cilët punova. Një pjesë e madhe nga socialistë, me të cilët kam bërë rrugë të gjatë në jetën time. Shumica dërrmuese e mesazheve nga njerëz të panjohur prej meje.

Ju jam sinqerisht mirënjohës për këto mesazhe inkurajuese. I siguroj të gjithë se dorëheqja ime është tërësisht me vullnetin tim të lirë dhe e bazuar në principe dhe vlera njerëzore e institucionale. Ajo është tërësisht respekt për veten, e për këto standarde të shenjta për mua.

Opozita me komentet për dorëheqjen time konfirmon edhe një herë degradimin e saj politik. Fatkeqësi për ata vete, por edhe për qytetarët. I sfidoj ata e cilindo, tanimë që nuk do të jem më Ministër të provojnë akuzat e bëra ndaj meje si Ministër.

Përbuz shpifjet e komentet neveritëse të kujtdo që nuk mund të kuptojë dot se ka edhe njerëz në politikë, që mund të jenë të lirë e vetvetja, në çfarë mendojnë e çfarë bëjnë. Ligësinë e pafytyrësinë e tyre thjesht e neveris me heshtjen time. Koha mbetet gjykatësi më i mirë për cilindo.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

4 COMMENTS

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here