Steven Zhang zyrtarisht presidenti i ri i Interit, vendos rekordin e …

0
155

Steven Zhang është zyrtarisht presidenti i ri i Interit duke pasuar në këtë detyrë indonezian Erick Thohir, post të cilin ky i fundit e mbante që nga nëntori i vitit 2013-të, vetëm pak muaj pasi u bë pronar i mazhorancës së aksioneve të klubit zikaltër.

Steven Zhang bëhet kështu presidenti më i ri në historinë e Interit pasi është vetëm 26 vjeç. Që nga momenti që kinezët e Suning Group blenë nga Thohir 69% të aksioneve të Interit, djali i pronarit të klubit Zhang Jindong ka qëndruar gjithmonë në Milano duke ndjekur me interes të gjithë aktualitetin zikaltër dhe duke mbështetur skuadrën me praninë e tij në stadiume përkrah zëvendës-presidentit Javier Zanetti.

Në asamblenë e klubit përveç se është vendosur largimi i Erick Thohir me Suning Group që ka blerë edhe 30% e aksioneve që zotëroheshin nga indoneziani është përzgjedhur edhe Zhang Jr, si president i ri, me klubin zikaltër që i ka uruar mirëseardhjen me një video shumë domethënëse në profilin zyrtar në Twitter.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here