Shkarkohet Ministri i Punëve të Brendshme në Kosovë, Bejtush Gashi. Shkarkimi i tij vjen nga Partia e Behxhet Pacollit, AKR, pasi nuk ka treguar performancë të mirë në detyrën e tij.
Në vend të Gashit, në krye të Ministrisë së Punëve të Brendshme, pritet të emërohet Ekrem Mustafa.
Shkarkimi i Gashit nga detyra vjen në kohën kur Kosova është duke pritur votimin për anëtarësim në INTERPOL.