Revoltohet djali i deputetit, kërcënon kreun e opozitës: Basha do ta shohë…

0
158

Në orën 10:55, djali i deputetit socialist të Fushë Krujës doli nga gjykata e Krujës me pranga në duar dhe i shoqëruar nga forcat e policisë hyri në furgon për tu transportuar drejt paraburgimit të Durrësit.

Teksa po futej brenda në furgon Rexhep Rraja ka kërcënuar kreun e opozitës Lulzim Basha me këtë paralajmërim: “Basha do ta shohë në zgjedhjet e ardhshme se kush është Rexhep Rraja”. Kështu ka deklaruar 24 vjeçari, duke u bërë në të njëjtën kohë edhe zëdhënës I “Rilindjes”.

Gjyqtarja e gjykatës së Krujës, Enkelejda Hoxha dha masën e sigurisë “arrest me burg” për djalin e deputetit i cili akuzohet për ‘përndjekje”. Kjo masë u kërkua dhe nga prokurorja Mirela Kapo.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here