Sakrifikohet për Rexhepin dhe Rilindjen. Pranon se ka bërë kallëzim të rremë…

0
138

Xhisiela Maloku, në një intervistë për Eni Vasilin në Top Channel, ka rrëzuar vetëveten, duke mohuar gjithçka në lidhje me djalin e deputetit Rrahman Rraja. Xhisiela ka vajtur aq larg sa të pranojë se ka bërë kallëzim të rremë, edhe pse kjo është një vepër penale, për të fikur përfundimisht këtë skandal. Ajo mohoi të jetë dhunuar nga Rexhep Rraja. Xhisiela ka thënë se Rexhepi e ka goditur vetëm me një shpullë, nuk e ka djegur me cigare dhe se ajo ka bërë aksident, gjë që i ka shkaktuar plagët që ka konstatuar mjeku që ka shkruar raportin mjeko-ligjor.

Në lidhje me plagët prej cigares, Xhisiela ka thënë se ka bërë vetë nga stresi.

Ky është ndoshta rrëfimi më shokues që mund të ketë ndodhur në televizionet shqiptare, ku viktimat pasi ka shpjeguar dhunën dhe torturën, e tërheq atë mbrapsht duke fajësuar veten.

Ky rrëfim duket se nuk ka bindur askënd, sepse Xhisiela ka qenë mjaft e tensinuar dhe dukshëm e trembur. Personat që e shëtisin nga njëri televizion në tjetrin, duket se ja kanë dalë ta trembin “për vdekje”, vajzën 25 vjeçare.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here