Home Aktualitet Tmerr në Greqi/ Në një traget me 875 persona shpërthejnë flakët…

Tmerr në Greqi/ Në një traget me 875 persona shpërthejnë flakët…

0
251

 

Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme një traget me 875 persona brenda, si dhe 140 anëtarë të ekuipazhit është përfshirë nga flakët në ujërat greke. Trageti ka luftuar me flakët përrreth 5 orë në det të hapur.

Mësohet se trageti ishte nisur nga porti i Pireut për në Kretë, ndërsa në mesnatë është konstatur zjarri duke sjellë frikë dhe panik te të gjithë udhëtarët që ishin brenda në mjet.

Paraprakisht mësohet se zjarri ka nisur në garazhe, ku ishin 80 kamionë dhe 152 automjete të tjera. Autoritetet kanë marrë masat e menjëhershme duke evakuuar të gjitha pasagjerët dhe ekuipazhin, të cilët nuk kanë pësuar asnjë lëndim.

Më poshtë është edhe video e momentit kur trageti është mbuluar nga tymi dhe njerëzit janë duke u evakuuar.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here