Padia për pronat e ushtrisë/ Pas rreth dy orësh ministrja Xhaçka përfundon dëshminë në SPAK

0
108

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka ka shkuar sot në SPAK, ku u pyet mbi padinë për pronat e ushtrisë. Ajo tha për mediat se ishte thirrur për t’u pyetur për akuzat e opozitës, ndërsa pohoi me bindje se nuk ka pasur asnjë rast të shkeljes së ligjit. Ministrja ka qëndruar përreth dy orë në SPAK, ku ka dhënë dëshminë e saj.

Pasi ka lënë SPAK, Xhaçka nuk është ndalur për media. Ndërsa në hyrje deklaroi se s’ka pasur asnjë shkelje ligji.

“Padyshim që jam në dispozicion të drejtësisë dhe kjo është arsyeja për të cilën kemi punuar. Jemi në dispozicion të drejtësisë. Jemi pro për të kthyer përgjigje për të gjitha çështjet që duhet të gjykohen, nuk bëj përjashtim dhe për funksionin që kam. Është e mirëseardhur dita kur të marrim përgjigje nga drejtësia për këto shpifje për përdorimin e aseteve publik për arsye elektorale, por dhe alarmet false, që asete të cilat për fat të keq kanë qëndruar mes ndryshqeve do të kthehen në asete me vlerë, siç është rasti i portit të Sarandës. Nuk ndryshon as baza detare, që do jetë më emirë si një bazë ndihme për funksion të flotës së forcave të armatosura, por do jetë dhe një port turist. S’ka pasur asnjë shkelje ligji, gjithmonë në funksion të detyrës”, tha ministrja.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here