I heq nga fyti litarin në çastin e fundit, ka tentuar…

0
200

Një grua 52 vjeçe e identifikuar me inicialet M. B., nga fshati Frashër i Fierit ka tentuar t’i japë fund jetës duke u vetëvarur. Vetëm pak minuta pas kësaj tentative, familjarët e 52-vjeçares kanë vënë re mungesën e gruas dhe janë vënë në kërkim. Ata kanë arritur ta gjejnë dhe menjëherë i kanë hequr litarin nga fyti.

Pas kësaj 52-vjeçarja është dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal, Fier ku ka marrë edhe ndihmën e nevojshme mjekësore.

Nuk dihen motivet që e kanë çuar 52-vjeçaren drejt këtij akti ekstrem.

Komisariati i Policisë, Fier

Më datë 27. 08. 2018, në fshatin Frashër, në banesë, shtetasja M. B., vjeçe 52, ka tentuar që të vetëvaret, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për vlerësim

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here