Asnjë kontroll pasagjerëve në Rinas/ Berisha: ‘Ballkani i shqyer!’

0
120

Pasagjerët që kanë marrë avionët mbrëmjen e së hënës për të fluturuar drejt destinacioneve të ndryshme, kanë mbetur të habitur kur për shkak të një gabimi në sistem, siç dëgjuan rrotull, oficerët e Policisë i lejuan të kalonin pa asnjë kontroll. Asnjë kontroll, mjaftonte vetëm bileta.

Një qytetare që u nis drejt Londrës njoftoi të afërmit e saj për këtë ndodhi, e cila iu duk shumë e dyshimtë, por kryetari i PD-së, Sali Berisha i dha një emër asaj situate absurde: “Ballkani i shqyer!” – një aludim për rreziqet e të ashtuquajturit “Ballkan i Hapur” që promovon kryeministri dhe akuzoi kreun e Ministrisë së Brendshme, Blendi Çuçin, bashkëpunëtorin më të afërt të Ramës, si zbatuesin.

“Ministri i familjes, Çuçi, heq kontrollin e Policisë në Rinas. Lexoni denoncimin e udhëtarit dixhital” shkroi Berisha në vijim.

Qytetari tregoi:

“Mirëmbrëma Doktor. Diçka e çuditshme po ndodh në Rinas. Thonë që nuk punon sistemi dhe i kanë hapur dyert fare duke kaluar mbrëmë çdokush që ka biletë, pa kontroll fare. Edhe policët kanë dalë nga kabinat dhe u thonë njerëzve kaloni pa kontroll.

Sms-në ma dërgoi mikja që e përcolla në Rinas dhe që udhëtoi për në Londër, pasi unë sapo isha larguar. Por e pyeta sërish dhe më tha që është e vërtetë, ka urdhëruar ministri Çuçi. S’po marrim vesh ç’po ndodh tha, se na futën pa kontroll fare dhe na thanë “kaloni se nuk punon sistemi”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here