Manual për burrat nga Rozana Radi

0
180

Rozana Radi nuk ka reshtur së postuari foto nga çdo vend ku ka qenë. Capri, Firence e në çdo cep të bukur që artistja ka shkelur përgjatë pushimeve. Por Rozana ka bërë dhe një manual për burrat dhe mesazhet e saja janë kuptimplote. Shpirti artistik i Rozanës njihet dhe ajo lë gjurmë në tekstet e saja.

“Kur të udhëtoni me një grua, mos harroni të merrni valixhen. Mbusheni atë plot. Në çdo qytet të bukur nxirrni nga valixhja kujtesën, thoini asaj që është më e bukur se qyteti! Për çdo buzëqeshje të sajë nxirrni nga valixhja një puthje. Për çdo gabim të sajë, nxirr nga valixhja durimin, ajo do ta kuptojë me një shikim e më pas ti dhuroi një përqafim. Për çdo frikë të sajë nxirrni nga valixhja mbështetjen. Ajo do ndjehet shumë më e fortë. Valixhja e jetës së një gruaje është më e rëndë sa një anije, ndihmoje ta zbrazni bashkë atë. Nëse ti je një nga këta burra atëherë merr udhëtimin e jetës me gruan e jetës tënde”,-shkruan në Instagram, Rozana Radi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here