Vrasja makabër/ Dëshmia tronditëse e Ridvan Zykaj: Unë i vrava, tani dua avokat

1
1417

Gati 500 forca policie u vunë në ndjekje të autorit të masakrës së Selenicës dhe kanë arritur ta ndalojnë 24 vjeçarin në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Ridvan Zykaj qëndronte i fshehur në një stan jo shumë larg vendngjarjes.

Ai ka deklaruar në polici se viktima e akuzonin për çdo gjë dhe ka kërkuar ndihmën e një avokati.

‘Unë i vrava, më gjeni avokat se nuk dua të më vrisni. Viktimat më akuzonin për çdo gjë, unë s’kam vjedhur asnjë pulë. Edhe ju më akuzoni për çdo gjë’.

Kjo ka qenë pak a shumë dëshmia e 24 vjeçarit Ridvan Zykaj në policinë e Vlorës.

Gjatë rrëfimit të tij nuk ka shfaqur asnjë shenjë pendese.

Autori merret në pyetje vazhdimisht për rrethanat e krimit. Në ambientet e policisë ka mbërritur edhe prokurori Sajmir Smaja.

Prokurori ka kërkuar edhe ekspertizë mjekësore për të vërtetuar nëse Ridvan Zykaj ka probleme të shëndetit mendor.

Ai u arrestua në orët e para të mëngjesit në një zonë periferike në dalje të Selenicës. Zykaj fillimisht ka qëndruar i fshehur në një stan rreth 2 km larg banesës së tij dhe më pas është ka gjetur strehë nëpër disa shkurre.

24 vjeçari ekzekutoi me kallashnikov familjen e Besimit prej të cilit kishte shumë frikë.

Vrau të zotin e shtëpisë, bashkëshorten dhe dy fëmijët e tij. Kur dëgjuan të shtënat në shtëpi mbërriti vëllai i tij Azem Zykaj bashkë me të shoqen.

Të dy i qëlloi për vdekje.

Autori nuk e mbylli me kaq.

24-vjeçari u drejtua tek shtëpia e vëllait të gjyshit dhe qëlloi me kallashnikov Demir Zykajn dhe gruan e tij invalide.

Mësohet se 74 vjeçari Demir Zykaj kishte edhe dy fëmijë të tjerë, njërin në emigracion në Greqi, kurse tjetri ndodhej në vendin e krimit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

1 COMMENT

  1. Mos keni dert se ato kan me myt katale ne burg,dhe kan me pordhenu deri ne vdekje!!!!
    Ashalla se ma shpejt. I lumshin Duarte kush ja qin at non dhe e myt sa ma shpejti ne burg.????

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here