Bullgari: Kupa është plot

0
150

bullgari-protestaPër javë të tëra, mijëra bullgarë po demonstrojnë kundër korrupsionit dhe nepotizmit. Bullgaria është vendi më i varfër në Bashkimin Evropian dhe një nga më të korruptuarit.

Presioni nga rruga në Bullgari po rritet dhe edhe pas mbi 40 ditësh protestat nuk po marrin fund. Dikur njerëzit mendonin se nuk ndryshojnë do gjë në politikë, thotë Miladin Hadzhiev, biolog nga Sofja. Edhe ai vetë nuk interesohej dikur për politikë, por gjendja është përkeqësuar dhe ka shumë të zhgënjyer nga politika.

Me emërimin e shefit Deljan Peevskit si shef të Agjencisë bullgare të Sigurimit, situata në vend ndryshoi. 32-vjeçari është një manjat mediash shumë i fuqishëm dhe me ndikim, për të cilin thuhet se merret me veprimtari ilegale dhe ka kontakte me mafien. “Mendova në fillim se emërimi i tij është një shaka. Disa komente në Facebook përbëheshin vetëm nga pikëpyetje, njerëzit nuk dinin se ç’të thoshin nga habia. Por politikanët e kishin vërtet seriozisht. Një realitet absurd që ka tejkaluar edhe idetë tona më absurde”, thotë Kiril. Dhe mbrëmjen e 14 qershorit 2013 u mblodhën spontanisht në qendër të Sofjes, protestuesit e parë. Peevski të nesërmen dha dorëheqjen, por zjarri tashmë ishte ndezur.

Një nga vendet më të korruptuara të Bashkimin Evropian

Në indeksin e korrupsionit të Transparency International Bullgaria zë prej vitesh një nga vendet e fundit dhe është një nga vendet më të korruptuara në Bashkimin Evropian. Që prej rënies së regjimit komunist 23 vjet më parë dhe tranzicionit drejt ekonomisë së tregut janë formuar klika të përbëra kryesisht nga anëtarë të ish-nomenklaturës komuniste. Ato kontrollojnë deri sot proceset vendimmarrëse në vend dhe veprojnë në një zonë gri në mes të politikës, ekonomisë dhe të drejtësisë. Korrupsioni në politikë dhe gjyqësor është i gjithëpranishëm: Vitet e fundit janë raportuar raste në të cilat anëtarët e familjes së zyrtarëve ishin të preferuar në ndarjen e tokës së subvencionuar. “Falë gazetarëve investigativë dhe organizatave vitet e fundit, disa nga këto makinacione kanë dalë në dritë. Por fakt është se pas njoftimit të këtyre rasteve nuk është marrë asnjë masë konkrete juridike”, thotë Todor Galev, ekonomist në Qendrën për Studime Demokratike.

Jo arsye ekonomike për protestat

Protestat po ndodhin në një fazë në të cilën ekonomia bullgare po rimëkëmbet në mënyrë të konsiderueshme, me gjithë krizën në Evropë. Madje edhe në tregun e punës nuk ka aq shumë humbje vendesh pune sa në kohë krize, thotë Laçesar Bogdanov nga OJQ Industry Watch. Edhe pse në Bullgari duhet të bëhet ende shumë, Bogdanov nuk shikon paralele mes protestave në Spanjë, Portugali apo Greqi me ato në Bullgari.

“Politikanët në këto vende premtuan për vite përfitime të qëndrueshme sociale, rritje të ardhurash dhe privilegje të tjera dhe kur u bë e qartë për të gjithë se shteti nuk mund t’i financonte ato u ndezën protestat kundër masave të kursimit të qeverive”, mendon Bogdanov. Në Bullgari nuk ka pasur shkurtime në përfitimet sociale, madje edhe gjatë krizës. “Kjo është arsyeja pse kjo protestë nuk është ekonomike. Madje shumica e demonstruesve kanë punuar dhe nuk janë të varur nga asistenca sociale”.

 

Protestat në qorrsokak?

Po si do të vazhdojnë ngjarjet? Protestuesit nuk kanë ndërmend t’i ndalin protestat dhe politikanët nuk mendojnë të japin dorëheqjen. Nervozizmi është në rritje në të dyja anët. Por lëvizja e protestës nuk ofron ndonjë alternativë konkrete politike, dhe kjo as që duket të jetë qëllimi i tyre: “Ne nuk jemi naivë. Ne e dimë se situata nuk do të ndryshojë nga sot nesër. Ne nuk mund t’i çojmë politikanët tanë në pastrim kimik dhe të shpresojmë se pas kësaj mund të rifillojnë të pastër punën e tyre”, thotë Miladini. Por politikanët – të kaluarit dhe të ardhshmit – e dinë tani shumë mirë se kanë përballë një shoqëri të re civile e cila me siguri do t’i vëzhgojë nga afër.

 

Aksident i rëndë në Itali me 38 të vdekur

Në një aksident të rëndë me autobus në jug të Napolit të dielën në mbrëmje humbën jetën 37 pelegrinë dhe shoferi. Autobusi u rrëzua nga një urë e autostradës A16 në thellësi prej tridhjetë metrash. Forcat e shpëtimit të zjarrfikësve italianë njoftojnë se 11 vetë janë të plagosur, ndër ta katër fëmijë. Një pasagjer nuk është gjetur ende mëngjesin pas fatkeqësisë.

Pelegrinët nga rrethinat e Napolit në një ekskursion gjatë fundjavës kishin vizituar disa vende pelegrinazhi të Shenjtit Padre Pio, ndër të tjera edhe vendlindjen e tij, Pietrelcina. Pas përplasjes pranë Monteforte Irpino autobusi u nda në dy pjesë. Pas tetë orë kërkimi të skuadrave të shpëtimit në fund të një shpati të pjerrët pranë Avellinos kufomat u vendosën në palestrën e një shkolle. Sipas mediave italiane autobusi duhet të ketë hyrë me shpejtësi të lartë në një pjesë të autostradës, që konsiderohet si veçanërisht e rrezikshme. Një i mbijetuar tregoi se goma e majtë e përparme ishte çarë, pak para së autobusi të përplasej me fundin e kolonës së trafikut të bllokuar. Shumë persona në automjetet, me të cilat u përplas autobusi, u plagosën. Prokuroria e Avellinos nisi hetimet për të sqaruar shkakun e rrëzimit.

Pasagjerët ishin një grup shokësh, që sipas të dhënave të të mbijetuarve bënin rregullisht ekskursione të përbashkëta. Fundjavën e kaluar ata kishin vizituar vende pelegrinazhi dhe banjat termale të Teleses, që ndodhen pranë Pietrelcinës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency