Daddy Yankee mbërrin në Tiranë për koncertin madhështor

0
141

Kur kanë mbetur edhe pak orë nga koncerti madhështor i Daddy Yankee në sheshin “Skënderbej”, këngëtari nga Porto Riko ka mbërritur në Tiranë.

Koncerti i madh do të startojë në orën 20:00 me Encën dhe Ledri Vulën, që do të ngrohin atmosferën, para se Daddy Yankee të nisë performancën e tij që do të zgjasë rreth 90 minuta, shkruan Top Channel.

Biletat për koncertin e mbështetur nga Top Channel, shiten në sheshin “Skënderbej”. Të ndara në disa kategori, ato nisin nga 19.5 euro, ndërsa për ata që duan më shumë komoditete si tavolina, ndenjëse dhe një pamje më të mirë të skenës, koncerti rezervon zonat Vip Gold, Platin dhe Diamant.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here