Makina përplaset me bordurën dhe merr flakë, të lënduar dy fëmijë të vegjël

0
113

Në aksin rrugor Maminas-Gjiri i Lalëzit një mjet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën anësore të rrugës.

Ngjarja ka ndodhur pak pas mesnate dhe si pasojë ka mbetur i dëmtuar drejtuesi i mjetit B.K 35-vjeç dhe dy fëmijët e tij të mitur 16 dhe 10 vjeç.

Njoftimi i policisë:

Më datë 01.08.2019, rreth orës 00:35, në aksin rrugor Maminas-Gjiri i Lalëzit, shtetasi B.K.,53 vjeç, banues në Tiranë , duke drejtuar automjetin e tij ka humbur kontrollin dhe është përplasur me bordurën,  për pasojë mjeti ka marrë flakë dhe janë dëmtuar lehtë drejtuesi i mjetit, si dhe dy fëmijët e tij,  10  e 16 vjeç, të cilët ishin pasagjer në mjet.

Grupi Hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here