Elbasan/ Arrestohen 23 persona për vepra të ndryshme penale.

0
140

Policia e Elbasanit ka ndaluar 62 persona të cilët janë proceduar penalisht. Raportohet se 23 janë të arrestuar, 34 janë proceduar penalisht në gjëndje të lire, 1 person është ndaluar, si dhe 4 persona janë shpalluar në kërkim për vepra të ndryshme penale.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan gjatë një jave :

“Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, kanë vijuar punën për parandalimin e paligjshmërisë, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë.

62 shtetas janë proceduar penalisht nga të cilët: 23 të arrestuar, 34 janë proceduar penalisht në gjendje të lirë, 1 shtetas është ndaluar, si dhe 4 shtetas janë shpallur në kërkim për vepra penale të ndryshme.

Në drejtim të masave për parandalimin e aksidenteve rrugore dhe ndëshkimin ligjor të atyre që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor gjatë një jave nga Policia Rrugore janë vendosur 1035 masa administrative, si dhe janë arrestuar 19 shtetas nga këto: 17 për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në gjendje të dehur apo pa dëshmi” dhe 2 për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”, dhe janë kontrolluar 417 automjete.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here