Ja ku janë “arratisur” për pushime vajzat e showbizzit shqiptar

0
185

Është muaji korrik dhe temperaturat janë shumë të larta. E ku më mirë se pranë detit mund të freskohen bukuroshet e ekranit shqiptar. Secila më seksi se tjetra, ja ku po i kalojnë pushimet vajzat më të njohura të showbizit:
Elvana Gjata

Pasi shijoi suksesin e koncertit të mbajtur në Prishtinë, këngëtarja Elvana Gjata po kalon disa ditë luksoze pushimesh me mentorin dhe producentin e saj Poo Bear dhe familjen e tij. Ajo ka publikuar foto fillimisht nga avioni e më pas në jaht nga Almafi Coast.

Aurela Hoxha

Prej kohësh Aurela nuk është dukur më në Shqipëri, por jeton në Barcelonë ku ka ngritur edhe biznesin e rrobave të banjos. Çdo ditë e vitit është plazh dhe festë për Aurelën!

 

Agnesa Vuthaj

Bukuroshja nga Kosova së fundmi ka postuar në Instagram një foto mes një fushe me luledele në jug të Francës.

Marina dhe Luana Vjollca

Edhe pse motrat nuk e kanë bërë të ditur vendndodhjen e tyre, padyshim po shijojnë ditët e verës. Fotoja e fundit e Marinës është në aeroport dhe e Luanës në jaht.

Liberta Spahiu

Liberta ka provokuar me disa foto nga Zanzibari së fundmi, ku duket mjaft seksi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here