Aksidentohet me veturën 224 mijë euroshe, 24 orë pas blerjes së saj

0
245

Një pronar i ri “fort i gëzuar” për blerjen e McLaren 720S është “dënuar” në mënyrën më të keqe për tejkalim të shpejtësisë.

Policia e Virxhinias ka postuar një foto të super veturës sportive 224 mijë eurosh të blerë sipas tyre vetëm 24 orë më parë, të bërë “përshesh” gjatë përplasjes me një pemë në zonën Great Falls.

Çuditërisht, pronari është dërguar në spital me vetëm disa lëndime të vogla.

Ndërsa McLaren 720S, i cili ka një shpejtësi maksimale prej 340 kilometra në orë e shpejtësinë nga 0 në 100km/h e arrin për më pak se 3 sekonda, është bërë “përshesh”.

I lansuar në panairin e veturave në Gjenevë në 2017-ën, 720S është një super veturë që edhe emrin e ka marr për shkak se ka 720 kuaj fuqi nga motori twin-turbo V8.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here