PD ‘sulmon’ kryeprokuroren/ Shpërthen Paloka: Pas gjithë skandaleve…

0
145

Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka akuzoi dje kreun e Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manjën se ndërpreu mbledhjen për të shpëtuar kryeprokuroren Arta Marku. Në një deklaratë për mediat, pas mbledhjes së komisionit, Paloka deklaroi se prokurorja Marku nuk u dha asnjë përgjigje deputetëve të opozitës në lidhje me çështjet që ata e pyetën. “Pas gjithë skandaleve, për të cilat jeni bërë dëshmitarë, skandaleve të Ramës, skandaleve të qeverisë dhe ministrave të tij, seanca e sotme me të ashtuquajturën Prokurore të Përkohshme, kishte rëndësi të madhe dhe për këtë arsye ne si deputetë të opozitës ishim pothuajse të gjithë të pranishëm aty. Jo sepse njohim një prokurore, që siç e thamë aty nuk ka asnjë tagër kushtetues për të kryer detyrat e kryeprokurorit, por sepse, pikërisht shpresonim që të paktën “Zonja PPP” të jepte përgjigje për disa nga çështjet më të rëndësishme, skandaleve më të mëdha që kanë plasur gjatë gjithë kësaj kohe. Siç e ndoqët asnjë prej deputetëve të opozitës nuk mori përgjigje. Siç e tha Klevis Balliu, asaj përveç emrave të tjerë, nga sot mund t’i themi “Zonja nuk e di”, sepse mesa duket ka vajtur aty dhe zbaton vetëm urdhrat dhe porositë që i jep partia dhe asgjë më tepër”, tha Paloka.             Nënkryetari i PD, Edi Paloka akuzoi deputetin e PS, Ulsi Manja se mbylli mbledhjen në mënyrë të paprecedentë. Ai tha se përmes këtij akti të përsëritur, qeveria po kërkon t’i mbyll gojën opozitës. “Por ajo që unë dua të denoncoj tani është ajo që ndodhi me komisionin. Fakti që Ulsiu, i cili dihet që ka një lidhje pak më të ngushtë sesa të tjerët me zonjën, duke parë që zonja ishte në vështirësi, bëri një akt, në fakt është një akt i përsëritur i këtij Parlamenti, duke kërkuar t’i mbyllë gojën opozitës edhe njëherë. Mbylli në mënyrë krejtësisht të parregullt komisionin, ndërkohë që ishte në kulmin e pyetjeve të cilat po drejtoheshin nga deputetët e opozitës. Nuk është rasti i parë, këtë e bën Gramoz Ruçi në seancat e tij të Parlamentit. Të njëjtën gjë bëri edhe Ulsi Manja edhe sot, duke mbyllur në mënyrë arbitrare zhvillimin e punimeve të Komisionit të Ligjeve”, u shpreh Paloka.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here