Një 58-vjeçar në Fier është aksidentuar në orët e pasdites nga një autobus i linjës Patos-Fier.
Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Portez, ku shtetasi Seit Sjasllari nga Porteza është përplasur ndërsa kalonte rrugën.
Nga aksidenti, 58-vjeçari mësohet se ka marrë lëndime në kokë.
Ai është transportuar me urgjencë në spitalin e Fierit ku ndodhet nën trajtimin e mjekëve.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e aksidentit.