Video/ Skandalet nuk kanë fund!! Mjekët ia marrin tamponin pacientit poshtë pallatit…

0
106

Një skandal është regjistruar në Fier paraditen e sotme ku siç shihet nga kjo video ekskluzive e siguruar nga Faxneës, punonjës të ISHP  u marrin tamponet pacientëve të dyshuar ne COVID 19 në hyrje të një prej pallateve në këtë qytet.
Video është siguruar nga burime të besueshme të cilët thonë se në këtë mënyrë shkelet hapur jo vetëm urdhri i Ministrisë së Shëndetësisë, por vihet në rrezik dhe shëndeti i banorëve të tjerë.
Sipas urdhrit të MSH nuk lejohet që pacientët me COVID-19, ose të dyshuar, të dalin nga banesat. Ata duhet të njoftojne 127 dhe më pas shkon urgjenca me infermierin dhe mjekun në banesën e të sëmurit që merr dhe kampionin për analizën e COVID-19.

Fieri është qyteti i dytë për numrin e të prekurve me Covid19 pas Tiranës, ku janë shënuar 18 raste me persona pozitiv.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here