Hazar trondit belgët me deklaratën e tij: Unë, tifoz i Francës

0
293

Një ndër lojtarët më të mirë në botë dhe absolutisht protagonist në sukseset e Belgjikës, është sulmuesi i Çelsit, Eden Hazar. Me lojën dhe golat e tij, Hazar di të bëhet një futbollist i aftë për të përcaktuar fatin e ndeshjes.

Në këtë Botëror, Hazar së bashku me Belgjikën, kanë arritur të kualifikohen për në gjysmëfinalen e Kupës së Botës, aty ku përballë do të kenë Francën e drejtuar nga Didier Deshamp.

Në prag të këtij takimi, Hazar ka folur për lidhjen që ai ka me kombëtaren franceze. “Dikur nuk kishim fanella të Belgjikës dhe vishnim të Francës. Kam qenë më shumë tifoz i francezëve sesa i Belgjikës.

Pa dashur për të hedhur poshtë Belgjikën, Franca në atë kohë ishte… Francë. Mbase? Ai është një lojtar shumë i mirë dhe i talentuar. Nëse ai shihte videot e mia kur ka qenë i vogël, sot unë shoh videot e tij pasi është fantastik”,-u shpreh Hazar.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here