“Global Firepower” ka hartuar listën e ushtrive më të fuqishme të botës, duke marrë parasysh dhjetëra parametra. Në listën prej 68 vendesh kanë zënë vend edhe Serbia në që renditet në vendin e 51 dhe Kroacia në vendin e 54. Në renditjen e fuqive ushtarake janë marrë parasysh 40 të dhëna të ndryshme statistikore. Megjithatë, një parametër nuk është marrë parasysh është armatimi bërthamor, sipas të cilit amerikanët dhe rusët paraqiten fuqi më vete, Rusia me 8.500 armë bërthamore dhe SHBA-të me 7.700 armë bërthamore.
Renditja e ushtrive më të fuqishme të botës dhe parametrat përkatëse, duke nisur nga vendi i 10-të.
10. Brazili
Indeksi i forcës: 0.6912
Buxheti ushtarak në dollarë: 31.576.000.000
Ushtri aktive: 371.199
Fuqia punuese: 104.700.000
Gjithsejtë fluturake: 822
Gjithsejtë mjete lundruese të marinës detare: 106
9. Italia
Indeksi I forcës: 0.6838
Buxheti ushtarak në dollarë: 31.946.000.000
Ushtri aktive: 293.202
Fuqia punuese: 25.080.000
Gjithsejtë fluturake: 770
Gjithsejtë mjete lundruese të marinës detare: 179
8. Koreja Jugore
Indeksi i forcës: 0.6547
Buxheti ushtarak në dollarë: 28.280.000.000
Ushtri aktive: 653.000
Fuqia punuese: 25.100.000
Gjithsejtë fluturake: 871
Gjithsejtë mjete lundruese të marinës detare: 190
7. Gjermania
Indeksi forcës: 0.6491
Buxheti ushtarak në dollarë: 43.478.000.000
Ushtri aktive: 148.996
Fuqia punuese: 43.620.000
Gjithsejtë fluturake: 925
Gjithsejtë mjete lundruese të marinës detare: 67
6. Franca
Indeksi i forcës: 0.6163
Buxheti ushtarak në dollarë: 58.244.000.000
Ushtria aktive: 362.485
Fuqia punuese: 29.610.000
Gjithsejtë fluturake: 544
Gjithsejtë mjete lundruese të marinës detare: 180
5. Britania e Madhe
Indeksi i forcës: 0.5185
Buxheti ushtarak në dollarë: 57.875.170.000
Ushtria aktive: 224.500
Fuqia punuese: 31.720.000
Gjithsejtë fluturake: 1.412
Gjithsejtë mjete lundruese të marinës detare: 77
4. India
Indeksi i forcës: 0.4346
Buxheti ushtarak në dollarë: 44.282.000.000
Ushtria aktive: 1.325.000
Fuqia punuese: 487.600.000
Gjithsejtë fluturake: 1.962
Gjithsejtë mjete lundruese të marinës detare: 170
3. Kina
Indeksi i forcës: 0.3351
Buxheti ushtarak në dollarë: 129.272.000.000
Ushtria aktive: 2.285.000
Fuqia punuese: 795.500.000
Gjithsejtë fluturake: 5.048
Gjithsejtë mjete lundruese të marinës detare: 972
2. Rusia
Indeksi i forcës: 0.2618
Buxheti ushtarak në dollarë: 64.000.000.000
Ushtria aktive: 1.200.000
Fuqia punuese: 75.330.000
Gjithsejtë fluturake: 4.498
Gjithsejtë mjete lundruese të marinës detare: 224
1. SHBA
Indeksi i forcës: 0.2475
Buxheti ushtarak në dollarë: 689.591.000.000
Ushtria aktive: 1.477.896
Fuqia punuese: 153.600.000
Gjithsejtë fluturake: 15.293
Gjithsejtë mjete lundruese të marinës detare: 290
Kandidati reformator Ruhani do të jetë Presidenti i ri i Iranit
Kandidati i kampit reformator Hassan Ruhani, fitoi zgjedhjet presidenciale qysh në raundin e parë. 64-vjeçari mori me 50,86 për qind të votave, shumicën e nevojshme absolute.
Fitorja e Ruhanit u bë e ditur nga Ministria e Brendshme iraniane. Kandidati i moderuar premtoi në fushatë se si president do të arrijë dhënien fund izolimit të vendit të tij në planin ndërkombëtar.
Gjashtë kandidatë
Më shumë se 50,5 milionë iranianët me të drejtë vote duhet të zgjidhnin mes gjashtë kandidatëve, që konkuruan për të pasuar në post presidentin në largim Mahmud Ahmadinexhad. Ky i fundit pas dy mandatesh nuk mund të kandidonte më. Nëse asnjë kandidat nuk e arrin shumicën absolute, në 21 qershor do të mbahen zgjedhje balotazhi mes dy kandidatëve me më shumë vota.
Për shkak të pjesëmarrjes së lartë, qendrat e votimit u mbyllën disa orë më vonë nga orari fillestar.
Të dhëna zyrtare për pjesëmarrjen në zgjedhje nuk ka ende. Sipas informacioneve të medieve ajo ka qenë 70 deri 80 për qind. Për shkak të numrit të madh të votuesve, qendrat e votimit të premten në mbrëmje (14.6.) u mbyllën shumë orë më vonë nga sa ishte planifikuar. Ministri i Brendshëm Mustafa Mohammed-Naxhar, iu përgjigj paraprakisht kritikave për numërim të ngadaltë të votave me fjalët “saktësia ka përparësi ndaj shpejtësisë”.
Reformatorë dhe të moderuarit bashkohen
Ndërkohë që kampi kosnervator është i përçarë, reformatorët dhe të moderuarit pasi Mohammed Resa Aref hoqi dorë nga kandidimi, u bashkuan në mbështetje të Ruhanit. Kleriku 64-vjeçar mori mbështetje veçanërisht nga ish presidentët me influencë Mohammed Chatami und Akbar Hashemi Rafsanxhani, të cilët nuk kishin të drejtë të kandidonin më. Gjatë daljeve të tij në publik pati në mënyrë të përsëritur protesta publike kundër udhëheqjes iraniane.
Në fushatë Ruhani u angazhua për lirinë e shtypit dhe kritikoi kontrollet mbi universitetet dhe internetin. Veç kësaj ai kërkoi më shumë vëmendje për situatën e grave dhe njoftoi se nuk do ta tolerojë më diskriminimin e tyre. Në çështjen e konfliktit bërthamor, Ruhani, i cili ka pasur nga viti 2003 deri 2005 drejtimin e negociatave ndërkombëtare, si kryetar i Këshillit Kombëtar të Sigurisë, u shpreh për afrim me Perëndimin.
Ruhani është doktor i shkencave juridike, titull marrë në Glasgow, dhe drejton Qendrën për Studime Strategjike në Teheran. Në votimet katër vjet më parë, kampi reformator pati dalë në rrugë për të protestuar kundër rizgjedhjes sipas tyre të manipuluar të Ahmadinexhadit. Demonstrimet u shtypën me forcë.