Dj me famë botërore dhe Era Istrefi nuk fshihen më, shprehin hapur dashurinë

0
198

Ylli i muzikës shqiptare dhe ndërkombëtare, festoi dje 24-vjetorin e lindjes.

Edhe përse ditëlindja e gjeti në studio, duke punuar për produksionin më të ri muzikor, Era Istrefi nuk la pa përkëdhelur veten me dhurata të shtrenjta.

Nga Berlini ku ndodhet momentalisht, këngëtarja e hitit “Bon Bon” ndau me fansat në profilin e saj një foto ku pozonte krah fotos së reperit “Tupac”. Mirëpo ajo çfarë na habiti, ishte deklarata e hapur e dashurisë së DJ me famë ndërkombëtare Diplo ndaj këngëtares shqiptare.

“Të dua” – i shkruan Diplo Erës, e cila nuk nguron t’i përgjigjet se edhe ajo e do dhe i dërgon një puthje.

Diplo dhe Era Istrefi kanë bashkëpunuar për këngën “Live it up”, e cila është himni i Kampionatit Botëror të Futbollit dhe nuk e dimë nëse dashuria mes tyre është thjesht profesionale, apo ka diçka më shumë.

Së shpejti, pritet që Era së bashku me këngëtarët Will Smith si dhe Nicky Jam të performojnë këngën “Live it up” në Rusi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here