Pas eleminimit Granit Xhaka ka një premtim: Kurrë nuk do të ndaloj së luftuari

0
176

Zvicra u eliminua nga Kupa e Botës, duke humbur takimin përballë Suedisë me rezultatin e ngushtë 1-0. Një ndër më të kritikuarit pas ndeshjes nga Gary Neville, ishte Granit Xhaka, i cili nuk mundi që të ndalte Forsberg në hyrje të zonës në momentin e golit. Nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Instagram”, mesfushori me origjinë shqiptare i ka dhënë lamtumirën Botërorit duke bërë disa falënderime dhe një premtim.

“Ishte një udhëtim i pabesueshëm në Kupën e Botës me këtë ekip dhe këta miq dhe është e dhimbshme të thuhet se mori fund. Falënderoj të gjithë ata që më kanë përkrahur përgjatë kësaj rruge dhe që kanë qenë atje pavarësisht uljeve apo ngritjeve. Jam shumë i lumtur që arrita të përfaqësoja vendin tim në një Kupë Bote.

Kemi qenë në një lartësi të pabesueshme dhe kjo dhemb më shumë, por unë mund t’ju premtoj një gjë: Kurrë nuk do të ndaloj së luftuari. Ky është futbolli. Kjo është jeta. Faleminderit për ndarjen e kësaj aventure me mua”, ka shkruar në postimin e tij Granit Xahak.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here