Vraponte me taka në mes të rrugës, gruaja përfundon poshtë makinës

0
301

Ky është momenti shokues kur një grua kalon me vrap në mes të rrugë me taka të larta dhe goditet nga një makinë.

Skena tronditësue u kap nga kamerat e rrugës në qytetin e Nogales, Meksikë.

22-vjeçarja Minerva F.S. shihet duke kaluar rrugën me 3 korsi me taka të larta dhe duke folur në telefon.

Ajo kalon 2 makina duke ecur me vrap por kur shkon në korsinë e tretë një makinë shihet duke ardhur me shpejtësi.

Minerva rrëshqet në rrugë duke rënë para makinës e cila e godet duke e futur nën rrota dhe e tërheq zvarrë para se të ndalojë.

Kalimtarët shkojnë për të ndihmuar gruan e plagosur. Ajo u dërgua në spital dhe është në gjendje të qëndrueshme për jetën.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here