Ja kush janë vajzat e famshme që kanë bërë hundën operacion

0
544

Tashmë operacionet plastike nuk janë më “tabu” e aq më tepër të rrallë, sidomos kur bëhet fjalë në botën e shoëbizit shqiptar. Disa e kanë pranuar që kanë realizuar një ndërhyrje të tillë, disa janë përfolur por mohuar.

Por po ti shohim vipat tanë duken thuajse njësoj pasi të gjitha gati janë kthyer në “kukulla plastike”.

Nora Istrefi pranon për buzët, por jo për hundën. Ndërhyrje kirurgjike vërehen edhe në hundën dhe mollëzat e këngëtares, por që asnjë përgjigje konkrete nuk është dhënë deri më tani.

Almeda Abazi, e cila vazhdon karrierën e saj në Turqi, në një intervistë për “Pasdite në Top Channel’ ka pranuar publikisht se ka bërë një ndërhyrje estetike në hundë. “Nuk e kam problem të flas për këtë. E kam pranuar gjithmonë që kam bërë ndërhyrje estetike në hundë”, është shprehur modelja.

“Po kam lëmuar hundën jo për tu bërë më e bukur, por e kam menduar se do të ndihem më mirë”, ka thënë Vejsiu në spektaklin televiziv “Your Face Sound Familiar”. Megjithatë, ajo nuk ka treguar nëse është vetëm hunda e saj, apo ka bërë edhe ndërhyrje tjera.

Këngëtarja Greta Koçi ka pranuar në një intervistë për Arian Çanin në “Zonë e Lirë” se ka bërë një ndërhyrje në hundë duke shtuar se kjo është e vetmja ndërhyrje që ka bërë. Por ne mendojme se ka bërë edhe më tepër.

Njëra ndër to është edhe Eni Koçi. Këngëtarja vetë nuk e ka pranuar asnjëherë por flitet se ka bërë operacion në hundë dhe në buzë. Por si duket nuk është mjaftuar me kaq sepse së fundmi po përflitet që ka bërë edhe një ndërhyrje në të pasme.

Ajo ka pranuar se ka realizuar ndërhyrje në hundë dhe madje nuk pendohet aspak sepse i pëlqen pamja e saj aktuale. Dhurata Dora. Këngëtarja Dhurata Dora ka pranuar se ka bërë operacion plastik hundën. Ishin fansat që nisën aludimet pas ndryshimit që kishin vërejtur.

E ftuar në emisionin “Xing me Ermalin” këngëtarja Bleona Qereti u pyet sërish për operacionet plastike. Ajo pranoi sërish se kishte bërë vetëm hundën.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here