Historiani turk nxeh gjakrat mes vendeve, kryebashkiaku Frrokaj: Dënoj me forcë aktin

0
265
Reagon kryetari i bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj, në lidhje me videon ku shfaqet historiani turk, Talha Uğurluel, në varrin e Skënderbeut. Me anë të një deklarate, Frrokaj ka dënuar aktin e historianit turk, ndërsa pohoi se distancohet nga raste të tilla.
“Dënoj me force aktin e historianit turk në vendvarrimin e heroit tonë kombëtar. Ne kemi tolerance ndërfetare për tu vlerësuar. Por, distancohemi nga raste të tilla”, tha Frrokaj.
Të njëjtin qëndrim ka pasur edhe imami i xhamisë së Lezhës Mois Shehi, i cili theksoi se: “Dënojmë rastin. Nuk duhet të ndikojë në harmoninë fetare të vendit”.
Historiani turk Talha Uğurluel i financuar nga shoqata e Erdoganit tika, per te zbuluar rrenjet osmane ne Ballkan, gjate nje vizite në Lezhë tek varri i kryetrimit tone shfaqet ne një video ku thotë: “Skenderbeu nuk beri lufte por plaçkitje,terror mbi gra, femije dhe pleq te pambrojtur. Ai ishte sikurse është sot PKK”. Dhe e mbyll duke thënë: “Shqiptarët ketej e tutje duhet te zgjedhin sesi te jetojne: si Mehmet Akif Ersoy shqiptar por besnik i Osmaneve apo si Skenderbeu tradhetar ”
https://www.facebook.com/254091314799554/videos/496629853879031/
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here