‘Çmendën’ serbët: Shqiptarët nga Amerika paguajnë gjobat e Xhakës e Shaqirit

0
180

Mediat serbe kanë raportuar rreth iniciativës së kosovarit nga Nju Jorku, Rilind Rekës, për të mbledhur fonde për ta paguar gjobën e shqiptuar nga FIFA ndaj yjeve shqiptare të Zvicrës, Granit Xhakës, Xherdan Shaqirit, si dhe kapitenit të tyre, Stephan Lichtsteiner, i cili iu bashkua dyshen për të festuar duke e bërë shqiponjën në ndeshje kundër Serbisë në Kupën e Botës.

Organi qeverisës i futbollit botëror vendosi dje t’i gjobisë Xhakën (10.000 dollarë), Shaqirin (10.000 dollarë) dhe Lichtsteinerin (5.000 dollarë) për “sjellje të pahijshme”.

Blic e ka një artikull rreth këtij lajmi me titullin: “Shqiptarët paguajnë për gjobat e Xhakës dhe Shaqirit”. “Gjobat ndaj Xhakës dhe Shaqirit do të paguhen nga kush tjetër pos shqiptarëve nga Amerika”, shkruan Blic.

Përveç Blic edhe mediat tjera serbe kanë shkruar për iniciativën e nisur nga Reka në platformën “GoFundMe”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here