Shpërthen Pojana: “Shkatërrimi i Teatrit, krim ndaj artit, arroganca e qeverisë nuk do të triumfojë”

0
169

Nenkryetari i LRI Klevi Pojani ka reaguar ne facebook pas vendimit te qeverise per prishjen e Teatrit Kombetar. Pojani e quan si shkaterrim ndaj artit dhe kultures shqiptare, gjithashtu ka theksuar se kjo eshte nje krize e thelle qe ka mberthyer shoqërine.

Postimi i plotë:

1. Shkatërrimi i Teatri Kombëtar është krim ndaj artit dhe kulturës shqiptare.
2. Pas këtij projekti qeveritar, fshihen qartë interesa ekonomike.
3. Ndërtimi i kullave në tokën e teatrit, pra në zemrën e Tiranës është thjesht skandaloze.
4. Mbyllja e çdo dere për artistët nga qeveria tregon autokraci që dita-ditës po kthehet në tirani.
5. Mënyra se si trajtohen artistët përbën një nga arsyet kryesore për krizën e thellë që po kalon sot shoqëria jonë.
6. Lukunia e pashallarëve të qeverisë që akuzojnë artistët, tregon se kushdo që mendon ndryshe konsiderohet armik.
7. Qytetarët shqiptarë në masë dërrmuese janë pro artistëve.
8. Arroganca e qeverisë nuk do të triumfojë.

Tani disa pyetje sepse nuk e kuptova, mirë aktori i madh Mirush Kabashi, (që do të ishte miliarder po të kish lindur në një vend ku nuk qeverisin zuzarët dhe meriton shumë për çdo gjë që na ka dhuruar ndër vite), paska ‘vjedhur’ nga lekët e shqiptarëve 15 vjet duke mos bërë asgjë, po ju zoti drejtor si u kujtuat sot? Pse e keni lejuar këtë vjedhje? A keni abuzuar me detyrën duke mosvepruar? A duhet të shkarkoheni dhe të mbani përgjegjësi për abuzim me detyrën?
Nëse po, udha e mbarë e nëse jo atëherë të fala D-Ramës që të ka urdhëruar të ndyhesh publiksht.
Thuaj dhe se fjala që i ke hequr Ndrenikës, tregon se je një palo piktor që urren artin dhe të bukurën sepse ndihesh dhe do të ndihesh gjithë jetën inferior.
Tung.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here