Kanosën me armë zjarri një person dhe kundërshtuan policinë, në pranga babë e bir

0
139

Kanosën me armë zjarri një person si dhe kundërshtuan fizikisht punonjësit e policisë për të moslejuar kontrollin e banesës, prangosen babë e bir. Burime nga policia e Shkodrës bënë me dije se bëhet fjalë për Lulash dhe David Prekulaj, 57 dhe 28 vjeç. Këta 2 persona dyshohet se për motive të dobëta kanë kanosur me armë zjarri shtetasin me iniciale F.D. si dhe kanë kundërshtuar me dhunë fizike punonjësit e policisë duke mos i lejuar që të kontrollojnë banesën e tyre. Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale “Kanosja”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here