Xhaferri: ‘6 marsi’ ishte mundësia e fundit për Bashën

0
99

Ndërsa Lulzim Basha ka hyrë sërish në një proces ‘reflektimi’ pas humbjes së radhës në zgjedhjet e  6 marsit, deputetet e PD përsëritën kërkesën e gjithë grupit parlamentar, për largimin e Bashës dhe bashkimin e Partisë Demokratike, ndërsa këtë herë shprehin besimin se nuk i ka ngelur rrugë tjetër përveçse të bëjë një hap pas.

I gjendur pa mbështetjen e grupit parlamentar, Lulzim Basha deklaroi se është i gatshëm të bëjë gjithçka për hir të demokratëve, por pa e artikuluar ende dorëheqjen. Ndërsa kohës së reflektimit po i vjen fundit, më herët,deputetët kanë artikular edhe mundësinë për përjashtimin e Lulzim Bashës nga grupi parlamentar, në rast se do refuzojë të japë dorëheqjen. Për të folur më shumë në lidhje me këtë situatë ‘kaotike’ të krijuar në Partinë Demokratike, i ftuar në një lidhje me Skype në ‘Kafe Shqeto’ ishte Ferdinand Xheferri, deputet i PD-së.

“Unë do të thoja që këto janë zhvillime që po marrin kohën e vet, por duket se do të ketë një zgjidhje. Unë do të thoja që ne kemi qenë me Partinë Demokratike, pas 25 prillit kishte kritika për të, kritikat qëndronin dhe unë e kam shprehur këtë shumë vite më parë. Pas 25 prillit kishim gjënë më normale të mundshme, që lideri i një partie perëndimore me të dalë rezultati duhet të jepte dorëheqjen, kështu ndodh në Partitë Demokratike në Europë.

Por nga ana tjetër kishim dhe atë që ne bazuar në shumë argumenta e etiketuam si ‘masakra zgjedhore’. Unë kam drejtuar Partinë Demokratike në Durrës dhe ne kishim evidencë të konfirmuar, një seri vendimesh të Këshillit Bashkiak që tregonte se si u shpërndanë para në mijëra familje në Durrës dhe të gjitha këto na çuan në dhënien edhe njëherë të besimit kundrejt zotit Basha.

Po,r me 6 mars shterruan të gjitha mundësitë për ta parë në një këndvështrim pozitiv lidershipin e zotit Basha. Sepse me 6 mars u prodhua evidencë që jo vetëm demokratët, por edhe elektorati gri nuk e mbështet atë. Sepse Basha humbi ndjeshëm edhe në raport me një lëvizje të krijuar vetëm pak muaj më parë. Në këto kushte u prodhuan argumentat për të rënë në zero nga të gjithë kolegët e grupit parmalentar, mbështetja për zotin Basha”, u shpreh Xhaferri ndër të tjera.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here