Drogë dhe gjakëmarrje, të gjitha ‘ATENTATET’ e vitit nga Devi Kasmi deri tek….

0
215

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e djeshme qytetin eVlorës. Një i ri mbeti i vdekur fare pranë banesës së tij ku jetonte me bashkëshorten dhe djalin disa muajsh, pas një breshërie plumbash.

Dy nga pistat kryesore ku po heton policia është ajo për shkak të konkurrencës dhe për prishje të pazareve të drogës. 29-vjecari ka qenë i dënuar edhe më herët, ndërsa para një viti e gjysmë ka pasur një debat me një tregtar tjetër të kafesë. Vasil Dervishaj ishte baba i një fëmijë she deri më tani policia ka shoqëruar 10 persona në komisariat në lidhje me vrasjen.

Vasil Dervishaj ishte viktima e rradhës e EKZEKUTIMIT TE DERA E SHTEPISE, fenomenit aq të përhapur në shqipëri.

Herë për gjakëmarrje e herë për larje hesapesh, duket e largët koha kur nuk do të dëgjojmë më për këtë.

Që në Janar u shënua e para, ku një 41-vjeçar i quajtur Dëfrim Kasmi u ekzekutua nga një atentat mafioz poshtë banesës ku jetonte prej kohësh. Dy persona me motorr kanë qelluar drejt Kasmit, dhe më pas janë arratisur. Viktima i njohur si Devi Kasmi, dyshohet të jetë vrarë për shkak të së kaluarës së tij kriminale.

Ai ka qenë i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të kokainës në Francë dhe Spanjë, ndërsa pista ku po heton policia për vrasjen e tij thuhet të jetë ajo e hakmarrjes për shkak të kontrolleve për territor në Evropë.

Rasti i dytë i këtij viti ndodhi në 14 Shkurt  në zonën e ish-bllokut në Tiranë ku i vdekur mbeti biznesmeni 64 vjeçar Memli Begalla.

Biznesmeni Begalla u vra me një plumb në kokë, në parkingun e pallatit ku jetonte në rrugën ‘Nikolla Tupe’.  Dy persona ndiqnin viktimën nga pas dhe më pas njëri prej tyre e qëlloi me silenciator.

Shkak për këtë ngjarje dyshohet të jenë konfliktet për shkak të borxheve të shumta. Afrim Begalla, i cili ka ndërruar emrin në Memli Begalla rezulton që t’u ketë shumë personave borxh në shuma të mëdha eurosh dhe lekësh, madje me disa prej tyre ishte ende në procese gjyqësore.

Ky mund të cilësohet edhe si krim i paralajmëruar pasi rreth 3 vite me parë Begallës, po të njëjtin vend ku u ekzekutua, iu dogj qëllimisht automjeti ‘Land Rover’ që kishte në përdorim. Sipas specialisteve të krimit ekonomik viktima kishte nën administrim disa biznese.

 

Esli Kosiqi, 32 vjeç nga Maqellara e Dibrës është rasti i tretë, ekzekutuar mbrëmjen e vonë të së hënës së 20 Marsit. Esli Kosiqi sapo ishte kthyer nga Maqedonia dhe po parkonte makinën në oborrin e vilës së tij, kur u qëllua për vdekje me tre plumba pistolete.

Autorët besohet se kanë qenë dy. Ata e kanë thirrur në emër viktimën dhe e kanë vrarë në oborrin e vilës së tij, me tre plumba në kraharor. S Dyshohet se ekzekutimi u bë për motive të dobëta për larje hesapesh mes autorit dhe viktimës.

 

Ekzekutimi i Mario Majollarit, mund  të themi rasti më i bujshëm që do të mbahet mend gjatë jo vetëm gjatë këtij viti. I riu u ekzekutua në zonën e Kinostudios ngjarje e ndodhur në 10 Prill, për gjakmarrje, e rikthyer pas 18 vitesh, pasi babai i të riut kishte ekzekutuar dy persona në vitin 2000.

THEKSOJME SE MARIO MAJOLLARI I KISHTE SHKEPUTUR MARREDHENIET ME TE ATIN QE NE MOSHEN 2 VJEÇRE.

Nga rindërtimi i skenës së krimit, grupi hetimor dyshon se autori e ka pritur Majollarin teksa kthehej për në banesë dhe e qëlloi me 4 plumba, vetëm 20 metra larg pallatit ku jetonte.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here