Berisha: Edi Rama është armik i qenies suaj, është plaçkitësi më i madh në historinë e vendit !

0
87

Nga foltorja e ngritur në sheshin para Kryeministrisë ku opozita prej më shumë se një ore po mban protestën e radhës, kryedemokrati Sali Berisha deklaroi se largimi i kësaj qeverie, është një mision për t’u përmbushur përmes këtij revolucioni që sapo ka nisur.

“Së pari, një përshëndetje të përzemërt, një mirënjohje të pakufishme për të gjithë ju sot në këtë protestë madhështore, që keni lënë çdo gjë dhe keni ardhur nga të katër anët e Tiranës dhe Shqipërisë, në një protestë të revolucionit tonë demokratik paqësor.

Në një protestë, me të cilën ne jemi të vendosur t’i shkurtojmë orët dhe ditët, muajt, kësaj qeverie antishqiptare, me në krye Edi Ramën, i cili faktohet para shqiptarëve dhe botës, si pushtuesi më i egër i këtij vendi, si Çubrilloviçi i vërtetë i këtij vendi.

Edi Rama është armik i qenies suaj, është plaçkitësi më i madh në historinë e vendit, është armik i miqve tanë në SHBA dhe Europë. Në rast se ju kujtohet, vite më parë, rekrutonte sikur të ishte siamez me Lukashenkon, kryezbuluesin e SHBA. Një vit më parë, zhduku nga faqja e dheut në Shqipëri, flamurin e NATO-s, që përbën sot aleancën më kryesore të paqes dhe sigurisë në botë.

Shqipëria e etërve të tij barbarë është modeli i tij. Shqiptarët, në 8 vite, u pakësuan me rreth 1 milionë banorë.
Me këto ritme, Edi Rama synon që këtu të ketë ndërtesa bosh, kampe refugjatësh, por jo shqiptarë të vërtetë.
Ne jemi këtu për t’i thënë atij që ky revolucion nuk mposhtet nga asgjë.

Këta burra dhe gra që sheh këtu, njësoj si në vitet 90, janë misionarë të pamposhtur. Edhe atëherë, të paktë ishin ata që besonin te misioni i studentëve. Edhe sot, ka plot që nuk besojnë në misionin tonë. Por marshi i studentëve përmbysi diktaturën dhe çliroi shqiptarët. Marshi juaj do përmbysë monizmin e bazuar në krimin, drogën dhe plaçkitjen. 

Sot, secili prej jush është në një mision të madh për veten, fëmijët, kombin e tij. Një mision që do u japë shqiptarëve, Shqipërinë e shekullit të 21-të.

Vështirësitë janë të mëdha, por këtë mision e përmbushin studentët, që punojnë paradite në shkollë dhe pasdite nxjerrin disa të ardhura. Në darkë punojnë për të shkruar parullat e kësaj proteste.

Këtë mision e përmbushin të rinjtë, demokratë, por edhe socialistë të penduar, të cilët nga koha e tyre, dalin shtëpi më shtëpi për të shpërndarë thirrjet dhe fletëpalosjet e këtij revolucioni.

Këtë mision e përmbushin nëna dhe baballarë, gjyshër dhe gjyshe, që kanë përcjellë me lot fëmijët e tyre jashtë, por janë sot këtu me ne, deri në fund, në emër të tyre, në emër të Shqipërisë.

Cili është qëllimi i këtij revolucioni? Është përmbysja e monizmit të bazuar në krimin, drogën, në vjedhjen dhe plaçkitjen e shqiptarëve.
Kurrë në histori, një njeri nuk ka vjedhë këtë komb siç e ka vjedhur Edi Rama me organizatën e tij kriminale.

Në një kohë që ju përcillni fëmijët jashtë për kafshatën e gojës, kryeministri shpirtlig, vendos prapa kësaj ndërtese, vazon 4 milionë euro, e mjaftueshme për të blerë ilaçet një muaj të gjithë pensionistët shqiptarë.

Në një kohë kur ju, gëzimet familjare, dasmat, ditëlindjet, festat e tjera, mezi i gëzoni se nuk keni para, ky krim-ministër shëtit me avionin e tij në dispozicion me dhomë gjumi, dreko dhe darkon me 10 mijë euro, shpenzon 22 milionë euro me fluturime,” u shpreh Berisha.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here