Moisi Habilaj para prokurorëve shqiptarë/ Ja çfarë u zbulua?

0
1332

Gazetari italian Dario De Luca, i cili ka raportuar në vijimësi për zhvillimet lidhur me dosjen e pagëzuar ‘Habilaj’ nga Italia, ka dhënë detaje për seancën e pyetjes së Moisi Habilajt nga dy prokurorët shqiptarë: Valdimir Mara dhe Besim Hadarmataj.

De Luca, në një lidhje telefonike për “Neës 24” tha se seanca e pyetjeve të prokurorëve ndaj Moisi Habilajt, ka zgjatur rreth tre orë. Gazetari tha se Habilaj u pyet sot në orën 09:00 nga prokurorët shqiptare, të cilët zbarkuar në Itali dy ditë më parë.

Nuk dihen informacionet që morrin prokurorët, raportoi ai.

Mendohet se Moisi Habilaj është pyetur lidhur me përfshirjen e Tahirit në aktivitete kriminale.

Sipas hetimeve të autoriteteve italiane, Moisi Habilaj është kreu i një organizate trafiku droge që ka trafikuar nga Shqipëria në Itali sasi të konsiderueshme droge gjatë periudhës 2013-2017. Gjatë arrestimit në nëntor të vitit të shkuar, autoritet italiane sekuestruan edhe armë.

Hetimet kanë zbuluar biseda ku Moisi Habilaj flet me anëtarët e tjerë të organizatës kriminale për Tahirin, ish-ministrin e Brendshëm të Shqipërisë. Pak pas publikimit të përgjimeve në media, prokuroria nisi një hetim për Tahirin, duke e akuzuar për përfshirje në trafik droge.

Disa ditë më parë, gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda vendosi hetimin e ish-ministrit të qeverisë “Rama 1” në gjendje të lirë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here