Votimet monopartiake/ Ambasadorja Glover takim me kreun e KQZ-së…

0
115

Përfaqësuesja e misionit të ODIHR, Audrey Glover, ka mbërritur në ambientet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për të zhvilluar një takim me kreun e këtij insitucioni, Klement Zgurin.

Mësohet se Glover ka patur disa takime me drejtuesin e KQZ-së përgjatë këtyre ditëve. Shefja e misionit të ODIHR ka zhvilluar takime edhe me përfaqësues të partive politike në Shqipëri, përfshirë këtu edhe krerët e forcave kryesore të opozitës së bashkuar joparlamentare, Lulzim Basha (PD) dhe Monika Kryemadhin (LSI).

Glover pritet të largohet ditën e nesërme nga Shqipëria, ndërkohë që takimin e fundit ka zgjedhur ta zhvillojë me Zgurin, i cili ka vënë në dukje disa shkelje gjatë procesit të zgjedhjeve vendore të 30 qershorit.

Pas dy muajsh, ODHIR pritet të publikojë raportin përfundimtar për lokalet e 2019-s, në të cilat opozita nuk mori pjesë, pas vendimit për djegien e mandateve dhe protestave të shumta që prej 16 shkurtit të këtij viti, duke kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama, krijimin e një qeverie tranzitore dhe mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here