Policia e Tiranës ka kallëzuar në prokurori disa prej të rinjve të FRPD-së dhe të shoqërisë civile, të cilët protestuan një ditë më parë para ministrisë së Brendshme. Lidhur me kete çështje ka reaguar Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari, ku shkruan se kryeministri i krimit dhe varfërisë urdhëroi procedim penal për të rinjtë që protestuan kundër një Kryeministri trafikant.
POSTIMI I PLOTË:
Edi Rama urdhëron krimin e organizuar të procedojë të rinjtë!
Pasi vazhdon me sukses planin e tij kriminal për të larguar të rinjtë nga Shqipëria, sot Kryeministri i krimit dhe varfërisë urdhëroi procedim penal për të rinjtë që protestuan kundër një Kryeministri trafikant.
Kjo është loja e një Kryeministri frikacak, i cili ka frikë nga të rinjtë e vendit të tij.
Të rinjtë nuk do heshtin, por do jenë në çdo shesh deri në largimin e atij që vrau shpresat, mbolli varfërinë dhe krimin.