Historia prek Sabri dhe Ermal Fejzullahun: Këngëtarët shpërthejnë në lot

0
166

Të ftuar specialë në programin “Dua të të bëj të lumtur” për prindërit që vite më parë kishin humbur djalin e tyre të vogël në një aksident rrugor ishin Sabri dhe Ermal Fejzullahu.

Familja Mataj kishte pësuar një tragjedi. Djali i vetëm i Afërditës dhe Besnikut kishte ndërruar jetë në moshën 10 vjeçare. Një aksident rrugor i kishte marrë atij jetën duke lënë një plagë të madhe në familjen e tij. Pas humbjes së tij prindërit nuk kujdeseshin më për veten e tyre dhe ishin mbyllur në vetvete. Ata mundoheshin që të harronin dhimbjen duke punuar gjatë gjithë kohës.

Momenti që preku më shumë prindërit, por edhe publikun që ndodhej në studio ishte letra që vajzat kishin shkruar. “Ne po ju kërkojmë sot që të jetojmë për të, të gjejmë një mënyrë për ta kaluar bashkë, për të qarë bashkë dhe për të patur mall bashkë. Ne kemi gjithçka sepse kemi njëri-tjetrin. Ne jemi vajzat tuaja, djemtë tuaj, ne jemi çdo gjë që ju do të donit të ishim. Prandaj le ta harrojmë dhimbjen dhe të nisim gjithçka nga fillimi”.

Sabriu dhe Ermali të dy të emocionuar dhe me lot në sy iu drejtuan prindërve me këto fjalë:

“Jeta është ndonjëherë shumë e mirë dhe shumë e keqe. Çfarë të vijë prej  Zotit mirë se të vijë. Tani ju keni vajzat dhe këto kanë nevojë që ju t’i dhuroni dashuri. E dimë që është e vështirë, por ju jeni të rinj dhe keni jetën përpara. Dera e  shtëpisë së Ermalit dhe e imja është e hapur për ju në çdo moment”.

Kur Ermali filloi të fliste nuk mundi t’i përmbante dot emocionet. Ai madje kërkoi falje që nuk po i përmbante lotët dhe i tha prindërve:

“Më vjen shumë mirë që takova dy vajza shumë të edukuara, një meritë që i takon dy prindërve. Ajo që dua t’i them është që të bëhen të fortë dhe të qëndrojnë stoik siç i ka hije malsorëve”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here