Neymar është lojtari që…

0
162

Neymar mund të jetë vërtet lojtari që ka pësuar më shumë faulle në Kupën e Botës “Rusi 2018”, por statistikat tregojnë se braziliani e ekzagjeron pothuajse në çdo kontakt fizik me të.

13 minuta e 50 sekonda. Kjo është koha që Neymar ka qëndruar i shtrirë në fushë gjatë këtij Botërori. Një statistikë e pabesueshme, por që mund të justifikohet pjesërisht me faktin se sulmuesi ka fituar 23 faulle në 4 ndeshje të Kupës së Botës, më shumë se çdo lojtar tjetër. 5 minuta e 29 sekonda qëndroi i shtrirë në fushë kundër Meksikës, 1 minutë e 56 sekonda kundër Serbisë, 3 minuta e 40 sekonda kundër Zvicrës dhe 2 minuta e 42 sekonda kundër Kosta Rikës.

Fakti i çuditshëm është se në të gjitha rastet, arbitri nuk e ka shtuar minutazhin në kohën shtesë për kohën e humbur nga lojtari i Seleçaos. Edhe pse askush nuk dyshon në potencialin e tij, Neymar është duke u kritikuar botërisht për aktrimet dhe sjelljet e ekzagjeruara në fushë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here