Shpërthen Bylykbashi: Nëse Xhafaj qëndron në detyrë, TURP për Ramën

0
196

Skandalet politike kanë bërë që opozita ti drejtohet protestave si të vetmën zgjidhje ndaj këtij kolapsi politik. Ashtu siç është  paralajmëruar protesta e opozitës që do të jetë ditën e shtunë në orën 11 ka marrë një popullaritet nga ana e qytetarëve.

Deputeti Oerd Bylykbashi vuri në dukje gjatë një interviste në News 24, se protesta e së shtunës ka një frymë të jashtëzakonshme qytetare.

“Protesta do të jetë e qetë dhe civile. Unë do të jem me familjen time”, tha ai.

Bylykbashi theksoi se nëse Fatmir Xhafaj qëndron ende në detyrë, do të jetë një turp për Edi Ramën. Ai theksoi se shqiptarët sot drejtohen nga një qeveri mafioze të lidhur me trafikun e drogës dhe botën e krimit.

“Agron Xhafaj ka qenë kreu i një grupi trafikimi droge, i dënuar nga tre shkallë gjykimi. Vëllai i tij Ministër i Brendshëm dhe ish-kryetar Komisioni ka ndryshuar Ligjin për të mbrojtur të vëllanë trafikant”, tha Bylykbashi.

Qytetarët e kanë më se të qartë situatën dhe do të na bashkohen më datë 26 maj në orën 11:00, tha deputeti demokrat.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here