Basha i ftuar në emisionin ‘’Real Story’’ në News24 siguron se kjo domosdoshmëri për ndryshim ka depërtuar edhe tek vetë aktivistët e PS.
Ai thotë se koalicioni opozitar që nesër do të jenë në qeveri e ka marrë seriozisht dhe do të sjellë ndryshimin dhe zgjidhjet që kërkojnë qytetarët.
‘’Mund të marrë qindra shembuj, që opozita, koalicioni, qeverisja nesër e ka marrë seriozisht. Zgjidhje që ata meritojnë, ndryshimin që kërkojnë. Tema kryesore është do ndryshimi. Domosdoshmëria për ndryshim tejkalon çdo simpati politike. Ka depërtuar tek aktivistët e PS. Do e shohësh dhe dëgjosh shumë fort më 25 prill. Shqiptarët masivisht janë të bindur se e vetmja më nyrë për të ecur janë ndryshimi. Si pjesë e ndryshimit shohin procesin e anëtarësimit në BE. Jam habitur, diçka mes habisë dhe kënaqësisë, që edhe qytetarët më të thjeshtë e kuptojnë sa e fortë ëshët lidhj,a ekonomia dhe integrimi në BE. Pa integrimin në BE s’ka mirëqenie të garantuar. E kuptojnë po kështu, s’mund të futen në BE kur rrogat janë 200 euro. Shqiptarët janë vetëdijësuar. Disa hapa prapa tyre, ndryshimi në mendjen e tyre është salduar, më 25 prill e vulosin me votë.
Minimumi, përgjegjësia ime dhe juaja është për transparencën.
Transparence është e tij, e ka kthyer në spektakël personal. E ka konsideruar proces politik. Më 25 prill e tutje qeveria e ardhshme sjell transparencë ,vaksina të certifikuara nga BE, si do bëhet vaksina, ku do e marrë dozën e parë, kur dozën e dytë. Do bëjmë minimumin që mund të bëjë një qeveri e përgjegjshme. Kjo krizë është keqmenaxhuar në mënyrën më të tmerrshme. Rezultati ka shkaktuar ekonominë e çdo familje, ekonominë shqiptare. ‘’- tha Basha.