Deklarata e fortë e Luan Ramës: Revoltë qytetare ndaj qeverisë që ka sabotuar hapjen e negociatave

0
230

Nënkryetari i LSI, Luan Rama në një konferencë për shtyp ditën e sotme ka deklaruar që sjellja politike e qeverisë, është gjithë ajo që ka demonstuar kryeministri pavarësisht retorikës është kontribut konsistent  i qeverisë për të sabotuar celjen e negociatave me Shqipërinë.

Në përfundim të mbledhjes së grupit parlamentar, Luan Rama dhe se protesta e 26 majit duhet kthyer në një sjellje konstante ndaj arrogancës dhe papërgjegjshmërisë së qeverisë.

Edhe në seancën e nesërme shfaqet e njëjta qasje nga ana e mazhorancës që në thelb është dëshmia më e rëndë e shembjes dhe e kompromentimit të parlamentarizmit në këtë vend, pasi të gjitha nismat janë të një anshme dhe shprehje e arrogancës dhe e autoritarizmit të demonstruar me numrin e kartonave në parlament. Jemi në një situatë të vështirë politike, jemi përballë vlerësimit që do të bëjë KE në qershor për hapjen e negociatave dhe kur do të duhej që mazhoranca e para, por e gjithë klasa politike të demonstronte qëndrim  unik sa i përket kontributit për të mbërritur tek çelja e negociatave që në bazamentin e vet të ketë së pari plotësimin e kriterit të parë  që është dialogu politik, mazhoranca vjen në mënyrë të një anshme edhe me qëndrimin e vet në raport me vlerësimin që duhet bërë për rekomandimet e raportit të KE, tha Luan Rama.

E gjithë sjellja politike e qeverisë, e gjithë ajo që ka demonstuar kryeministri pavarësisht retorikës është kontribut konsistent  i qeverisë për të sabotuar celjen e negociatave me Shqipërinë, sepse në këtë mënyrë ata legjitimojnë autoritarizmin e tyre, nenevizoi nënkryetari i LSI. Sepse protesta qytetare, revolta qytetare, barikada qytetare ndaj kësaj sjellje dhe kësaj papërgjegjshmëria duhet të demonstrohet jo vetëm me forcë të madhe në mitingun e 26 majit, por ajo duhet kthyer në një sjellje konstante përballë papërgjegjshmërisë të qeverisë, tha ai.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here